Miratohet marrëveshja me Malin e Zi “Për sigurimet shoqërore”

Qeveria shqiptare miratoi sot marrëveshjen me Malin e Zi “Për njohjen e sigurimeve shoqërore”.


Qeveria shqiptare miratoi sot marrëveshjen me Malin e Zi “Për njohjen e sigurimeve shoqërore”.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi se marrëveshja parashikon njohjen e viteve të punës.

Nga kjo marrëveshje përfitojnë qytetarët e të dy vendeve. Nga të dhënat rezulton se janë 560 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Malin e Zi dhe 35 qytetarë malazezë që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri.

Me ratifikimin në Parlament të kësaj marrëveshjeje këta qytetarë do t’u njihen vitet e pensioneve të pleqërisë, përfitimet për sëmundje, barrëlindje, dëme të shkaktuara gjatë punës, por edhe përfitime të papunësisë.

Shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore janë Hungaria, Kanadaja, Turqia, Belgjika, Luksemburgu, Maqedonia e Veriut, Republika Çeke, Republika Federale e Gjermanisë, Austria dhe Kosova. Kësaj liste i shtohet edhe Kroacia, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes.

Ndërkohë që janë në proces marrëveshjet në fushën e sigurimeve shoqërore me Holandën, Rumaninë, Greqinë, Francën dhe Italinë.

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.