“Bum turistik”, Kumbaro: 42% më shumë vizitorë të huaj në janar-maj të 2023

Në periudhën janar-maj 2023, Shqipëria u vizitua nga afron 2.4 milionë vizitorë të huaj


Shqipëria vijon të tërheqë një numër të lartë vizitorësh të huaj, të cilët në periudhën janar-maj të këtij viti kanë qenë 42% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një postim në rrjetet sociale, publikoi të dhënat e numrit të vizitorëve gjatë periudhës janar-maj 2023, të krahasuara ato me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Kumbaro tha se, “vizitorët e huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë në pesë muajt e parë të këtij viti, janë 42% më shumë se viti i kaluar duke premtuar për më shumë turistë në pikun e sezonit veror ku po hyjmë”.

Mirëmëngjes ? me lajmet më të fundit nga vizitorët e huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë ✈️ ?? në pesë muajt e parë të këtij viti, të cilët janë 4️⃣2️⃣% më shumë se viti i kaluar duke premtuar për më shumë turistë në pikun e sezonit veror ku po hyjmë ?️☀️??

Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Friday, June 16, 2023

Sipas të dhënave në periudhën janar-maj 2023 Shqipëria u vizitua nga 2 389 899 vizitorë të huaj, ndërsa në të njëjtën periudhë të 2022 nga 1 677 691 vizitorë të huaj.

“Po ashtu në maj të 2023 vendi ynë u vizitua nga 705 079 vizitorë të huaj dhe në maj 2022 nga 604 430, pra 17% më shumë”, thuhet në videon e publikuar nga Kumbaro.

Për shkak të vijës së gjatë bregdetare Shqipëria ofron disa plazhe, nga veriu deri në jug, si në Velipojë të Shkodrës, në Shëngjin të Lezhës, në Durrës, Vlorë, Himarë, Sarandë, etj., plazhe këto që frekuentohen përveç shqiptarëve, edhe nga shtetas të huaj, që zgjedhin Shqipërinë si një destinacion turistik gjatë muajve të verës. Gjithashtu, Gjirokastra, Berati, Butrinti, Kruja, Tirana, Shkodra, etj., janë destinacione të kërkuara për turizëm historik dhe kulturor.

Po ashtu, vendi ynë ka kushte për turizëm gjithëvjetor, për shkak të relievit, që ofron mundësi për turizëm nga jugu, në veri. Fshatrat turistikë të veriut të vendit njohin së fundmi numër të lartë turistësh, ndërsa po zhvillohet edhe infrastruktura për turizmin e aventurës.

Shqipëria po ashtu ka lumenj të shumtë, laguna dhe parqe kombëtare të cilat thithin turistë nga e gjithë bota.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…