“Ekspozita 17”, 17 misionarë të artit te Galeria “Oda” në Shkodër

N’Odën e vogël t’Shkodrës së madhe, në “Ekspozita 17”, aty ku ndigjohet e zashme thirrja e shpirtit krijus


Nga Albert Vataj

“Ekspozita 17”, e artistëve të liceut artistik “Jordan Misja”, asht e radhës, n’përpjekjen që Galeria “Oda” ban për me kën nji mundsi n’promovimin e artit dhe evidentimin e njatyne vlerave, qi tue ken n’vetvedi nji komunikim shpirtnor, bajn t’mujtun krijimin e nji marrëdhanjeje të së njerëzishmes me hyjnoren. E ku ma mirë se në nji tempull, ku çdo lutje ndigjohet dhe çdo falje pranohet, mundet me ndodh kjo, mundet me ardh art për artin, prej atyne qi kanë nji jetë që mëkojnë zashëm t’hyjnishmen e artit, qi naltson shpirtin me dritën e dijes dhe i kumton atij madhështinë.

Galeria “Oda”, në nji atmosferë shkodrane, mirëpriti profesorë t’pikturës n’ekspozitën kolektive, dhe kjo qasje vjen si nji za, qi del prej kushtrimit dhe vullnetit krijus të gjeneratave, si nji nevojë për me përcjell ngrohtësisht “rreptësinë” e tyne akademike.

Ata janë 17 artistë dhe misionarë të artit, që nën kurimin dhe kujdesin e Rozafa Shpuzës, për me ken të barabartë në të ndryshtën e tyre krijuse, vijnë në “Ekspozita 17”. Emnat e tyne janë t’njoftun, po njaq sa dhe befasues në këtë sfidë komunikimi artistik. Ata janë, Lindita Zeneli Marku, Holta Roçi Arapi, Erisa Qoshja, Ardjana Hoxha, Artemisa Çullhaj, Holta Tola, Teuta Pepa, Silvera Jaupi, Jozita Shkreli, Gentjana Metaj, Hermon Madhi, Benard Lekgegaj, Bertrand Shijaku, Andi Spahia, Sulid Kasemi, Ahilino Palushi, Eduard Meço. Vijnë prej Tiranet, në nji mot me shi ngarkum me diell krijues, janë edhe t’nahijes shkodrane patjetër. Janë t’tan z’bashkut, jo për të tregu se cili është arti i profesorëve, por për me ba t’mujtun, që përmes krijimtarisë së tyre, me u listu në galerinë e eventeve të Odës, si nji ngjarje artistike e madhe që ndodh në nji shpi t’vogël shkodrane qi ka sofrën dhe shpirtin e madh.
“Privilegj dhe kënaqësi” e konsiderun çeljen e ekspozitës n’Shkodër disa nga protagonistë. Emocion dhe përgjegjësi, ishte për do t’tjerë. Mundsi dhe sfidë, mundet me ken për çdonjenin prej tyne. Dhe nuk kishte se si me ken ndryshe, sepse n’Galerinë Oda erdhën secili me nji shpirtje t’begatume n’përjetim dhe shprehje. Qysh jo, edhe n’nji shans me u prezantu me nji larmi komunikimi estetik, i nji gjithpranie, për me ken t’tan t’përfaqsum në gostinë e vlerave krijuse.

“Ekspozita 17”, nuk pati vëmendjen e duhun prej masmedias, nisun nga poterisja, randsi qi merr ububushmëria e gjanave prej balte që ndodhin në kyt vend me ba lajmin. Por ky fakt nuk e zhban rolin qi ka ky takim artistësh dhe ballafaqim vlerash krijuse.

Ndoshta nuk asht e thanun se nji galeri arti, për me kenë në qendër të fokusit të interesit mediatik dhe publik, duhet me domosdo me kenë diku në qendër të qytetit, kryeqyteti asht meze, me pas hapsina të bollshme dhe ndriçim profesional, me pas mas vedit nji makineri t’përbinshme marketingu dhe buxheti, por arti s’asht kurrë n’shpin e vet sa si n’jaty ku tana gjanat bahen me përkushtim dhe pasion, me shpirt qi ngadhënjen dhe zemër t’begatume n’mirsi.

N’se duhet me falenderu dikend, për këtë event t’randsishëm por me pretendime modeste, mirënjohje dhe vlerësim shkon spariherë për ideatorin dhe organizatoren Rozafa Shpuzën, profesorët dhe artistët pjesmarrës dhe tan’njata, qi me pranin e tyne i dhanen frym këtij komunikimi shpirtnor dhe e banen me ma hapsin t’pamat Odën e vogël të Shkodrës së madhe.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…