Siguria Globale, një nismë praktike, reale, me përmasa transnacionale

Pothuajse përpara një viti, Presidenti i Kinës, Xi Jinping, në Forumin Boao për Konferencën Vjetore të Azisë, paraqiti Iniciativën e Sigurisë Globale, në të cilën mishërohet koncepti i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për të gjithë njerëzimin.


Nga Dr. Enriko Ceko

Pothuajse përpara një viti, Presidenti i Kinës, Xi Jinping, në Forumin Boao për Konferencën Vjetore të Azisë, paraqiti Iniciativën e Sigurisë Globale, në të cilën mishërohet koncepti i një komuniteti me një të ardhme të përbashkët për të gjithë njerëzimin. Një propozim i përgjegjshëm ky, në një kohë të përshtatshme për iniciativa të tilla, duke patur parasysh faktin se inflacioni i fjalëve të shumë ndërkombëtarëve të tjerë për paqen globale, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe qeverisjen e përgjegjshme është shtuar në maksimum, ndërsa deficiti faktik për këto çështje madhore ka sjellë edhe më shumë konfrontime në rritje dhe ka sjellë një bjerrje reale të frymës së bashkëpunimit për t’u përballur së bashku me problematikat që shfaq rritja dhe zhvillimi në shkallë globale, rritje dhe zhvillim që kërkojnë më shumë siguri dhe më shumë garanci në nivel transnacional.

Nisma e Sigurisë Globale, si një zgjidhje e propozuar nga Kina, ka disa karakteristika:

Së pari, ajo është në përputhje dhe në respekt të qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Së dyti, ajo ka në themel konceptin e një komuniteti me të ardhme dhe fate të përbashkëta për të tërë njerëzimin.

Së treti, ajo ka si objektiv stabilitetin e sigurisë së përbashkët dhe integrimin, bashkëpunimin e qëndrueshmërinë e sistemit ndërkombëtar përballë sfidave të përbashkëta.

Së katërti, ajo mbështetet në konceptet e respektimit të sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve, zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe respektimin e dallimeve midis vendeve përmes dialogut dhe konsultimit.

Për këto arsye, dhe jo vetëm, kjo nismë deri tani është vlerësuar dhe ka gjetur mbështetje nga më shumë se 80 organizata kombëtare dhe rajonale.

Pak javë më parë, ishin Irani dhe Arabia Saudite, që, me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së mirëkuptimit, për të cilën ishte Kina që negocioi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, shprehën vlerësimin dhe mbështetjen e tyre për këtë nismë, pasi edhe vetë shmangia e mëtejshme e konflikteve midis këtyre dy vendeve praktikisht është një fakt konkret për jetësimin e kësaj nisme për sigurinë globale, pasi bisedimet që u zhvilluan në Pekin midis përfaqësuesve të Iranit dhe Arabisë Saudite, bënë të mundur që të dy vendet të ndajnë pritshmëri dhe kërkesa të përbashkëta në trajtimin e çështjeve rajonale dhe të bashkëpunimit në fushën e energjisë, sigurisë, etj., duke sjellë edhe më shumë qëndrueshmëri dhe edhe më shumë qetësi në rajon.

Iniciative e Kinës për sigurinë globale dhe lëvizja praktike e saj për shuarjen e konfliktit midis Iranit dhe Arabisë Saudite shërbejnë si një model suksesi në aspektin gjeopolitik dhe gjeodiplomatik të ndërmjetësimit në arenën globale, për të parë dhe trajtuar në këtë këndvështrim edhe probleme  të tjera shumë të vështira të këtij rajoni, si marrëdhëniet konfliktuale izraelito-palestineze, luftërat civile si ajo në Jemen, etj.

Nën këtë këndvështrim erdhi edhe propozimi i Kinës për zgjidhjen e krizës midis Ukrainës dhe Rusisë. Dokumenti i lëshuar nga ana e Kinës mbi qëndrimin e saj në lidhje me këtë konflikt dhe për zgjidhjen e krizës midis dy vendeve është në përputhje me Iniciativën e Sigurisë Globale, sipas së cilës dialogu dhe negociatat janë të vetmet mënyra praktike për zgjidhjen e kësaj krize. Menjëherë pas lëshimit të këtij dokumenti ka patur një përgjigje pozitive ndaj tij nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Konkretisht, Ministria e Jashtme ruse shprehu “vlerësim të lartë” në të njëjtën ditë kur u publikua dokumenti. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e quajti atë një “sinjal pozitiv”. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së gjithashtu e cilësoi dokumentin “një kontribut të rëndësishëm”.

Së fundmi, nga agjencitë serioze ndërkombëtare të lajmeve mësohet gjithashtu se para disa ditësh mbërriti në Pekin për një vizitë tre ditore presidenti palestinez Mahmoud Abbas. Kjo është vizita e tij e pestë në Pekin. Kina e ka trajtuar çështjen e konfliktit midis Palestinës dhe Izrealit me shumë kujdes, pasi kjo është një çështje shumë specifike. Megjithatë, në kuadrin e Nismës së Sigurisë Globale dhe nën shembullin e propozimeve të Kinës për zgjidhjen e konflikteve dhe shuarjen e mosmarrëveshjeve Iran – Arabi Saudite dhe Ukrainë – Rusi, ka shumë mundësi për një zgjidhje afatgjatë dhe të qendrueshme edhe për konfliktin Palestinë – Izrael.

Presidenti i Kinës Xi Jinping, që ka qenë promotori i zgjidhjes së këtij konflikti, ka parashtruar disa herë propozimet për shuarjen e mosmarrëveshjeve, duke theksuar një zgjidhje paqësore politike, me synim gjithëpërfshirjen dhe rindërtimin e besimit midis dy palëve.

Konkretisht, në vitin 2021, Kina ka propozuar një iniciativë me pesë pika për arritjen e sigurisë dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe fill pas kësaj edhe një kuadër vizionar me tre pika për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete për çështjen palestinezo-izrealite. Në lidhje me këtë çështje, Kina u ka kërkuar disa herë të dy palëve të rifillojnë bisedimet e paqes.

Ishte këshilltari shtetëror dhe ministri i jashtëm kinez Qin Gang, i cili, para disa muajsh thirri ministrin e Jashtëm izraelit Eli Cohen për t’i shprehur atij gatishmërinë e Kinës për të lehtësuar bisedimet e paqes Izrael-Palestinë, për të “parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe/ose parandalimin e daljes së situatës jashtë kontrollit”.

Qëndrimi inteligjent i Kinës në lidhje me këtë konflikt pothuajse unikal në rang botëror ka qenë ai i (1) mbajtjes së lidhjeve diplomatike të shëndetshme me të dy palët, (2) ruajtja e neutralitetit të saj në këtë çështje dhe (3) koordinimi i aksioneve diplomatike për arritjen e paqes,  veprime të Kinës këto që kanë gjetur mirëkuptim dhe vlerësim të plotë si nga ana e Palestinës ashtu dhe nga ana e Izraelit, dy palët në konflikt, që tashmë e shikojnë Kinën si një faktor shumë të rëndësishëm ku ata mund të mbështeten, duke mirëpritur rolin pozitiv të saj.

Sipas disa studiuesve në zë të kësaj fushe, “ekziston një optimizëm domethënës për potencialin e Kinës për të kultivuar më shumë besim dhe për të ndërmjetësuar në mënyrë efektive për paqen e qëndrueshme në rajon”.

Sipas disa sondazheve të besueshme, 80% e palestinezëve mbështesin rolin e Kinës në bisedimet e paqes me Izraelin, përballë faktit se rreth 60% e të anketuarve nuk i besojnë më rolit të luajtur nga ane e SHBA-ve në këtë çështje.

Duket se Nisma e Sigurisë Globale ka hedhur rrënjë të forta në botë dhe nuk do jetë e largët dita që frutet e kësaj sigurie të jenë të dukshme për të gjithë anembanë globit.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…