Bebe Rexha qëllohet me telefon në fytyrë gjatë një koncerti në New York
Teksa po performonte në skenën e mbushur me fansa, një prej tyre e goditi me telefon në fytyrë
Këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka publikuar foto të gjendjes së saj pasi u qëllua me telefon në fytyrë gjatë një koncerti në New York.
“Jam mirë”, shkruan ylli në një postim në Instagram, ndërsa në foto duket vetulla e çarë dhe e qepur dhe syri i nxirë nga goditja e fortë.
Nëna e Bebe Rexhës tha se ajo bëri tri qepje pasi dikush nga audienca e qëlloi me telefon në kokë gjatë koncertit.
Bebe Rexha’s mother reveals that she had to get three stitches after someone in the audience threw a phone at her head during her concert. pic.twitter.com/6QjnlaIM5d
— Pop Base (@PopBase) June 19, 2023
Teksa po performonte në skenën e mbushur me fansa, një prej tyre e goditi me telefon në fytyrë, në momentin kur ajo po bënte simbolin e shqiponjës me duar.
Këngëtarja ra në gjunjë me kokën ulur, ndërsa anëtarët e ekipit nxituan për ta ndihmuar.