Silvinjo & Ramadani: Nuk ka vend për eufori ndaj Ishujve Faroe!

Pas fitores me Moldavinë të shtunën, Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër ndaj Ishujve Faroe


Pas fitores me Moldavinë të shtunën, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë nesër për ndeshjen e tretë të grupit E ndaj Ishujve Faroe, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në prag të kësaj ndeshje, pasditen e sotme, në një konferencë për mediat dolën trajneri i Kombëtares, Silvinjo dhe mesfushori Ylber Ramadani, të cilët folën në lidhje me këtë sfidë të rëndësishme për kuqezinjtë.

Trajneri Silvinjo vlerësoi kundërshtarin, ndërsa foli edhe për situatën në kampin kuqezi, ku theksoi se lojtarët shqiptarë që do të zbresin në fushë duhet të japin maksimumin në fushë për të arritur objektivin. Pavarësisht fitores në Tiranë kundër Moldavisë, trajneri Silvinjo u shpreh se nuk ka eufori në skuadër, ndërsa foli edhe për formacionin ndaj Ishujve Faroe.

Situata në kampin kuqezi, formacioni dhe sa do të ndikojë fusha me bar sintetik në ndeshjen e nesërme – Fusha me bar sintetik mund të ketë vështirësitë e veta, por është e njëjtë për të dyja skuadrat dhe mesa kemi parë është në gjendje të mirë. Ne do të kemi një seancë stërvitore sot për t’u pëtshtatur për ndeshjen nesër, që unë e shoh si një ndeshje të vështirë. E kemi thënë prej disa ditësh që nuk ka ndeshje të lehta dhe ne po përgatitemi sa më mirë. Sa i përket formacionit, kemi një seancë të fundit sot dhe do të shohim gjendjen e lojtarëve dhe më pas do të vendosim. Kemi kohë deri nesër në mëngjes për të fiksuar 11-shen titullare. Sa i përket situatës, nuk ka eufori. E kemi theksuar dhe ritheksuar që kemi 6 finale përpara. Pres që lojtarët të vrapojnë me 100km/h që ne të arrijmë objektivin, pasi kjo është mënyra e vetme.

Sa shanse kemi për të marrë një rezultat pozitiv dhe sa e kemi studiuar kundërshtarin – Ndeshja me Ishujt Faroe është diçka krejt ndryshe nga ajo me Moldavinë. Është një ndeshje shumë e vështirë. Mendoj që euforia nuk ka vend në skuadër sepse ndeshja me Moldavinë ka mbaruar për ne. Morëm 3 pikët, një ndeshje shumë e vështirë, por tashmë e kemi mbyllur atë kapitull. Kemi përpara gjashtë ndeshje të vështira, 6 finale. Nesër ndaj Ishujve Faroe kemi një ndeshje të fortë. Luajmë ndaj një rivali që mund të përshtatet gjatë gjithë kohës në fushë me skema të ndryshme. Është një lojë tepër fizike, lojtarët e Ishujve Faroe janë shumë të rrezikshëm sidomos në lojën në ajër dhe në goditje standarde.

Si do të luajë Shqipëria kundët Ishujve Faroe? – Ritheksoj edhe njëherë që ndeshja me Moldavinë është tjetër histori dhe për ne ka marrë fund. E kemi fokusin vetëm te ndeshja me Ishujt Faroe. Është një rival krejt ndryshe, në fushë, në lojë. Ndaj Moldavisë vërtetë na u deshën 52 minuta për të gjetur golin, por ndeshjet luhen 90 minuta dhe e rëndësishme është fitorja. Na duhet pak durim dhe seriozitet dhe presim që të jetë një ndeshje shumë e vështirë këtë herë.

A do t’i imponoheni kundërshtarit si në Tiranë apo do të tregoni më shumë kujdes në transfertë? – Për mendimin tim nuk ka lidhje kujdesi apo transferta. Është një ndeshje krejt ndryshe nga e para. Duhet të shohim përpara, kemi një ndeshje kundër Ishujve Faroe që po e përgatisim shumë mirë dhe jemi gati të zbresim nesër në fushë, të luftojmë dhe të marrim maksimumin ndaj një ekipi që luan fort në aspektin fizik dhe dinamik. Duhet të jemi të fokusuar sepse kemi një rival të fortë.

Mesfushori Ylber Ramadani ishte krah trajnerit Silvinjo dhe para mediave theksoi se nuk ka vend për eufori te Shqipëria para duelit kundër Ishujve Faroe, pasi ata do mundohen t’ua bëjnë të vështirë dhe të marrin pikë. Ramadani u shpreh se do të futen në fushë të japin maksimumin për të marrë tre pikët, pasi ky është objektivi i Kombëtares kuqezi.

A do e vuajmë fizikisht këtë ndeshje? – “Ne jemi të gjithë profesionistë dhe këto dy ndeshje kemi ardhur t’i luajmë duke dhënë 100 përqindëshin në fushë. Besoj se do shkojmë aty të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultat pozitiv në këtë ndeshje”.

Sukses me gola apo ju kënaq një fitore minimale? – “Normalisht nuk duhet të kalojmë në eufori. Duhet të hyjmë në ndeshje me qasje shumë të mirë, duhet të hyjmë aty të marrim rezultat pozitiv, duhet të hyjmë të bëjmë maksimumin të gjithë që të shkojmë në Shqipëri me fitore”.

Çfarë ka ndryshuar në ekip fitorja me Moldavinë? – “Normalisht çdo ndeshje kemi vetëbesim dhe duhet të bëjmë maksimumin. Kemi shumë energji pozitive brenda grupit, jemi shumë të kënaqur pasi trajneri ka futur energji shumë pozitive në ekip.

Ndeshja me Ishujt Faroe? – “Duhet të përshtatemi që në momentin e parë në fushë, deri në momentin e fundit. Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, shumë e fortë fizikisht. Nuk ka më ndeshje të lehta dhe jemi përgatitur të përballemi me një kundërshtar shumë të fortë”.

Hera e parë që përballeni me Ishujt Faroe, sa e njihni kundërshtarin? – “E njoh shumë mirë, pasi kam jetuar për katër vite në Danimarkë. Kam një shok që luan aty, nuk janë ekip i lehtë. Ata do mundohen të na e bëjnë jetën të vështirë. E njoh më mirë se sa e mendoni Ishujt Faroe”.

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…