Balla-Kefalogiannis: Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri mblidhet në Tiranë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar një takim me anëtarin e Parlamentit Europian, Manolis Kefalogiannis.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka zhvilluar një takim me anëtarin e Parlamentit Europian, Manolis Kefalogiannis.
Balla vlerësoi në takim angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE si dhe theksoi se muajin e ardhshëm Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri do të mblidhet në Tiranë.
“Mirëprita në Kuvendin e Shqipërisë anëtarin e Parlamentit Europian Manolis Kefalogiannis, me të cilin bashkëdrejtojmë Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri”, u shpreh Balla.
Balla bëri të ditur se, muajin e ardhshëm ky komitet do të mblidhet në Tiranë.
“Vlerësojmë angazhimin dhe mbështetjen e Parlamentit Europian në rrugën tonë të anëtarësimit në BE”, tha Balla.