Peleshi: Gati të japim kontributin tonë në NATO, për një botë më të sigurt

Shqipëria është gati të japë kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe botërore si pjesë e Aleancës së NATO-s


Shqipëria është gati të japë kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe botërore si pjesë e Aleancës së NATO-s, për ta bërë botën një vend më të mirë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shkruan në rrjetet sociale se, vendi ynë është krenar që mbështet qëllimin kryesor të Aleancës, që është siguria dhe mbrojtja kolektive.

“Si një vend anëtar i NATO-s, ne jemi krenarë që mbështesim qëllimin kryesor të kësaj Aleance, që është sigurimi i mbrojtjes kolektive të aleatëve ndaj të gjitha kërcënimeve, nga të gjitha drejtimet. Kjo tregon se jemi të vendosur për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e interesave tona në bashkëpunim me partnerët dhe aleatët tanë të NATO-s”, thekson Peleshi.

“Në kohën kur botës i duhen ndryshime të mëdha dhe të shpejta, është e rëndësishme që të punojmë së bashku për të krijuar një rajon më të sigurt për të gjithë. Jemi gati të bëjmë pjesën tonë për të bërë botën një vend më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë”, vijon reagimin e tij Peleshi.

Shqipëria prej vitit 2009 është pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut. Ushtria shqiptare ka marrë pjesë në misione paqeruajtëse në vende të ndryshme të botës, teksa vitet e fundit janë zhvilluar dhe stërvitjet e përbashkëta Defender 21 dhe Defender 23″, teksa pritet dhe Defender 25.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…