A ka ngjashmëri vizita e sotme e Blinken me atë të Kissinger?!

Perëndimi duhet të jetë i kënaqur në marrëdhëniet e tij me Republikën Popullore të Kinës.


Nga Enver Bytyçi

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, bëri një vizitë dy ditore në Kinë. Mbi 7 orë bisedime me homologun e tij kinez, Qin Gang, ishin të pazakonta. Më pas takim me presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping dhe bisedime të thella për një të ardhme të re në marrëdhëniet kino-amerikane. Ishte kjo vizita e parë prej pesë vitesh e një sekretari amerikan në Pekin. Takimi në Bali midis dy presidentëve, Biden dhe Jinping, në fakt dha sinjalet e një marrëdhënie të re midis të dy vendeve. Megjithatë sfida kineze për Uashingtonin ishte dhe mbetet shqetësimi kryesor në politikën e jashtme të tij.

Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

 

Presidenti amerikan, Joe Biden, u shpreh i kënaqur me vizitën e ministrit të tij të Jashtëm në kryeqytetin kinez. Ai tha se “Antony Blinken për fat bëri një punë të mirë” dhe se me këtë viizitë u bënë hapa përpara. E kam shkruar vazhdimisht faktin se bota e sotme, rendi botëror dhe rregulli i përgjithshëm varen nga marrëdhëniet midis SHB-ve dhe Republikës Popullore të Kinës, shto këtu dhe kontributin e BE-së. Kam thënë gjithashtu se në këto marrëdhënie nuk është pengesë Pekini, përkundrazi, skepticizmi amerikan.

Vizita e Blinken në Kinë u bë pas një periudhe konfliktuale midis të dy vendeve. Tajvani, Balona e “spiunazhit”, qëndrimi ndaj luftës në Ukrainë, akuzat për një konkurrencë të pandershme e të tjera si këto qëndruan si çështje tabu në marrëdhëniet midis Pekinit dhe Uashingtonit. Aq sa amerikanët paralajmëruan europianët për atë që e quanin “rrezik kinez në Europë”! Sidomos konkurrenca në teknologji u shoqërua me akuza të pamata rreth rrezikut kinez të sigurisë europiane. Të gjitha këto duket se ranë gjatë vizitës së Blinken në Pekin. Përveç çështjes së Tajvanit, të dy palët duket se ranë dakord dhe bindën njëra-tjetrën për përmirësimin e pse jo konsolidimin e marrëdhënieve midis tyre.

Në pikëpamjen time pika e rëndesës në marrëdhëniet midis Perëndimit, përfshirë dhe SHBA-të dhe Republikës Popullore të Kinës, është lufta Rusi-Ukrainë. Diplomacia kineze e qartësoi qëndrimin e saj që në fillim dhe këtu nuk pati asnjëherë dilema. Kina ishte dhe mbetet për një zgjidhje paqësore të konfliktit në thelbin e të cilit është respektimi i rendit botëror, ligjit ndërkombëtar dhe sovranitetit të shteteve. Pavarësisht nuancave të tjera të ndryshme të ngjyrave në qëndrime, kjo politikë dhe diplomaci i garantoi vendet e Perëndimit se Republika Popullore e Kinës kishte një qëndrim asnjanës dhe të balancuar sa i përket luftës në Ukrainë.

Foto:Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës

Do të ishte kjo e mjaftueshme që SHBA-të dhe Europa të ridimensiononin politikat e tyre me Pekinin. Megjithë kjo nuk ndodhi menjëherë. U deshën shumë kohë që të bindej Uashingtoni për qëndrimin e sinqertë kinez rreth këtij konflikti. Sot jemi para një fakti të dukshëm. SHBA-të me vizitën e Blinken njohin dhe vlerësojnë qëndrimin kinez në këtë konflikt. Gjithkush priste se Pekini do ta mbështeste Vladimir Putinin në luftën kundër Ukrainës, por nuk ndodhi kjo. Dhe në vend që Europa e kërcënuar nga ky konflikt të rishikonte qëndrimin e saj ndaj Kinës për këtë kontribut, ndodhi e kundërta. ShBA-të, të cilat e këshilluan Europën për “kujdes në marrëdhëniet me Pekinin”, tani janë protagonistet e përmirësimit të këtyre marrëdhënieve. Ky është një sukses i padiskutueshëm i politikës dhe diplomacisë kineze në ruajtje të ekuilibrave ndërkombëtare.

Kinezët kanë qenë gjithnjë të hapur në politikat ndërkombëtare. Madje edhe kur vendi udhëhiqej nganjë ideologji e vetme. Kujtojmë ketu fiullimin e viteve 1970, kur Kinën e vizitoi sekretari I Shtetit, Henry Kissinger, dhe presidenti amerikan, Richard Nixon. A i ngjan vizita e Blinken vizitës së zotit Kissinger?! Mendoj se nuk ka ndonjë ngjashmëri të madhe. Por nëse në Uashington besojnë se Kina duhet të jetë një partner për rregullin ndërkombëtar, mund të besohet se një ekuilibër i ri do të krijohet në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dihet tashmë se tri janë Fuqitë e Mëdha që ruajnë ekuilibrat dhe mbajnë peshën e zgjidhjes së problemeve globale: SHBA-të, Bashkimi Europian dhe Republika Popullore e Kinës. Nëse ruhen balancat midis këtyre tri Fuqive të Mëdha, atëherë do të ruhen edhe balancat e paqes, sigurisë dhe stabilitetit të përgjithshëm botëror.

Duke e marrë në konsideratë këtë fakt mund të themi se vizita e zotit Blinken në Pekin është një hap i rëndësishëm për krijimin dhe ruajtjen e këtyre balancave, si dhe të një klime mirëkuptimi. Së paku Uashingtoni ka kuptuar përfundimisht se pa Kinën dhe bashkëpunimin me kinezët nuk mund të ruhet rendi botëror i sotëm e as të merren vendimet për të ardhmen.

Foto:VCG

E vetmja çështje, me të cilët palët nuk janë pajtuar, është ajo e Tajvanit. Nëse SHBA-të dhe BE marrin garanci se bashkimi i ishullit me Republikën Popullore të Kinës nuk do të ndodhë në mënyrë te dhunshme, por në rrugë paqësore, atëherë kjo do të duhej konsideruar sukses i madh në rrugën e paqes. Sa kohë të ndodhë kjo, Perëndimi duhet të jetë i kënaqur në marrëdhëniet e tij me Republikën Popullore të Kinës.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.