Romina Kuko zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak Tiranë
Në Bashkinë e Tiranës u krye sot betimi i 64 këshilltarëve të zgjedhur në 14 maj.
Në Bashkinë e Tiranës u krye sot betimi i 64 këshilltarëve të zgjedhur në 14 maj.
Në ceremoninë e zhvilluar Romina Kuko u zgjodh kryetare e këshillit bashkiak, me propozim të kryetarit të këshilltarëve socialistë, Eridian Salianji.
“Romina Kuko ka përfunduar studimet për Psikologji në Universitetin e Shefildit, ku është diplomuar me titullin Honors. Ajo ka një eksperiencë të spikatur 17-vjeçare në sektorin e sigurisë ku veçojnë angazhimin e saj pranë Ministrisë së Mbrojtjes, Drejtoria e NATO-s, 8 vjet në OSBE dhe që nga 2017 zëvendësministre e Brendshme”, tha Salianji.
Ai u shpreh se “Kuko ka shërbyer me profesionalizëm në këshillin bashkiak 2019-2023 dhe është aktiviste e kauzave sociale”.