Ambasada Gjermane: “Lojërat Botërore Olimpike Speciale 2023”, mundësi për të promovuar personat me aftësi të kufizuara
“Special Olympics Albania” përfaqëson Shqipërinë me 10 atletë dhe 11 trajnerë, staf dhe vullnetarë ndihmës.
Lojërat Botërore Olimpike Speciale zhvillohen nga 17 deri më 25 qershor 2023 në Berlin – dhe kjo për herë të parë në Gjermani.
Mijëra atletë me aftësi të kufizuara intelektuale garojnë në 26 disiplina sportive.
“Special Olympics Albania” përfaqëson Shqipërinë në eventin më të madh sportiv gjithëpërfshirës në botë me 10 atletë dhe 11 trajnerë, staf dhe vullnetarë ndihmës.
“Për Gjermaninë, Lojërat Botërore Olimpike Speciale 2023 ofrojnë mundësinë unike për të promovuar njohjen dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara.
Në perspektivë synohet aksesi i pakufizuar në të gjitha fushat e jetës shoqërore si – në arsim, tregun e punës, kujdesin shëndetësor, sport dhe kulturë”, shkruan ambasada gjermane ne postimin e saj ne rrjetet sociale.
POSTIMI I AMBASADES GJERMANE
? ?? Lojërat Botërore Olimpike Speciale Berlin 2023
Lojërat Botërore Olimpike Speciale zhvillohen nga dt. 17 deri më 25…
Posted by Ambasada Gjermane Tiranë on Friday, June 23, 2023