Zgjedhjet në Rrogozhinë zhvillohen në 23 Korrik, për Kukësin nuk ka ende datë zyrtare
Caktimi i datës nga KQZ erdhi pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që pranoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi ditën e sotme se përsëritja e zgjedhjeve për Bashkinë e Rrogozhinës do të bëhet në 23 Korrik.
Caktimi i datës nga KQZ erdhi pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, që pranoi kërkesën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, që kërkoi pavlefshmërinë e rezultatit për kutinë ku hodhën votën të burgosurit e burgut në këtë bashki.
Duke qenë se diferenca e votave mes dy kandidatëve ishte më e vogël se ajo e pjesëmarrësve në votime në këtë qendër votimi, u vendos përsëritja e procesit. Fituesi i zgjedhjeve në këtë bashki ishte socialisti Edison Memolla, i cili mori 21 vota më shumë se kundërshtari i tij.
Ndërkohë, nuk ka ende një datë për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, pas shkarkimit të Safet Gjicit për skandalin seksual në zyrën e tij.
Burimi: Ditar.al