SHBA sanksionon agjentët rus që tentuan të ndikojnë në zgjedhjet amerikane

Dy oficerët, Yegor Popov dhe Alexey Sukhodolov, u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë në prill


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione ndaj dy agjentëve të inteligjencës ruse që u përpoqën të ndikonin në zgjedhjet lokale në SHBA, tha Departamenti amerikan i Thesarit.

Dy oficerë të Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), të akuzuar së fundmi nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, luajtën një rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kremlinit për të kryer “operacione globale të ndikimit malinj”, sipas një deklarate të botuar më 23 qershor, raporton Radio Evropa e Lirë.

Dy oficerët, Yegor Popov dhe Alexey Sukhodolov, u akuzuan nga Departamenti i Drejtësisë në prill, me pretendimin se ata punuan për të minuar proceset demokratike në SHBA dhe vende të tjera, nëpërmjet një rrjeti bashkëpunëtorësh.

SHBA-ja akuzon Kremlinin për përdorimin e rrjeteve të tilla shfrytëzimin e ndarjeve sociale, për të minuar besimin në proceset demokratike dhe për të inkurajuar pikëpamjet politike anti-amerikane dhe antidemokratike.

Si pjesë e përpjekjeve të tij, Kremlini shpesh përdor mediat sociale si një mjet për të përhapur dezinformata, për të ngatërruar dhe mashtruar qytetarët globalisht, përfshirë qytetarët amerikanë, në mënyrë që të arrijë qëllimet operacionale dhe gjeopolitike të Rusisë.

Departamenti pretendon se Popov dhe Sukhodolov kanë punuar me Alexandr Ionov, shtetas rus i akuzuar për kryerjen e aktiviteteve shumëvjeçare për të përdorur grupe politike në Florida, Gjeorgji dhe Kaliforni, për të ndërhyrë në zgjedhje.

Ionov u akuzua së bashku me Natalya Burlinovën dhe organizatat e tyre përfunduan në listën e sanksioneve të OFAC, e cila mbahet nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së, sepse ato vepronin në emër të autoriteteve ruse.

Departamenti amerikan i Thesarit ka akuzuar Rusinë për rekrutimin e njerëzve dhe grupeve në mbarë botën, të cilët janë të pozicionuar mirë për përhapjen e dezinformatave dhe për të destabilizuar më me sukses shoqëritë demokratike.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë kërcënime ndaj demokracisë sonë dhe veprimi i sotëm është pjesë e një përpjekjeje e të gjithë qeverisë, për të mbrojtur sistemin tonë të qeverisjes përfaqësuese”, tha Brian Nelson, nënsekretari i Departamentit për Terrorizmin dhe Inteligjencën Financiare.

Departamenti nuk theksoi se për cilat zgjedhje specifike bëhej fjalë, në të cilat rusët dyshohet se u përpoqën të ndikonin. Sanksionet nënkuptojnë ngrirjen e të gjitha aseteve në SHBA, të cilat i zotërojnë individët, si dhe ndalimin e të bërit biznes me ta për të gjithë personat që gjenden në SHBA./VOA

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…