Wolfgang Sobotka viziton Shqipërinë
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, do të jetë për një vizitë zyrtare në Tiranë
Presidenti i Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgang Sobotka, do të jetë për një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të martë. Gjatë vizitës priten takime të nivelit të lartë.
Me rastin e vizitës së tij, në Kuvendin e Shqipërisë do të mbahet dhe një seance plenare e posaçme, nga ku pritet që Lobotka t’i drejtohet ligjëvënësve të Shqipërisë.
Sipas urdhërit të lëshuar nga Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, seanca do të mbahet ditën e martë më 27-Qershor, ora 13:45 minuta. Seanca plenare do të çelet nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, që do t’i japi mirëseardhjen kreut të Këshillit Kombëtarë të Austrisë. Mandej, do të jetë radha e Sobotkas që do të marri fjalën në foltoren e Kuvendit për të dhënë mesazhet e tij, përpara ligjëvënësve të Shqipërisë.
Kjo do të jetë vizita e katërt e Presidentit të Këshillit Kombëtarë të Austrisë, e fundit daton në vitin 2020.