Jemi me ty kampioni Graciano!

11 ndeshje, asnjë humbje, mosha 12-vjeçare. Ky është Graciano Shoshi!


Nga Bujar Qesja, “Mjeshtër i Madh”

Kampioni Graciano, djali i Fred Shoshit!

11 ndeshje, asnjë humbje, mosha 12 vjeçare. Ky është Graciano Shoshi, djali i njërit prej organizatorëve më të mëdhenj të boksit durrsak dhe jo vetëm. Do të shkruajmë për këtë virtuoz të organizimit të eventeve, për atë krenari pse jo dhe lavdi që po i jep Durrësit të tij.

Tek “Kodra e Kuajve”, Graciano Shoshi mundi rivalin e tij dhe gjyqtari i ringut ia ngriti dorën përsëri lart, siç kishte bërë dhe në 10 raste të mëparshme. Kaq i njomë dhe Graciano vetëm fitore, duke i dhënë nder punës së madhe, që kryen me të trajneri Enton Kikrri.

Pozicional, por edhe sulmon. Mbrohet dhe përdor më pas teknikë boksimi. I bëshëm në fizik, por me përgatitje të kënaqshme atletike. Zotëron grintë dhe karakter gare ky Graciano Shoshi, duke kaluar në delir amatorët e shumtë të boksit, që kishin rrethuar arenën gjigande të ” Kodrës së Kuajve”.

Graciano Shoshi! Me shumë talent. I bindur se e pret një perspektivë e madhe, duke ndërtuar një punë po aq të madhe dhe pasionante. Graciano është në fillim të asaj që kërkohet, për të dalë në autostradën e gjërë të konkurencës dhe rivalitetit.

Me 23 qershor 2023, në lartësinë e ” Kodrës së Kuajve”, Graciano Shoshi nënshkroi lartësinë e atij boksimi që kërkon të shkojë. Rruga është e hapur, por kërkohet të mbushen legena me djersë, për të vendosur në mes gjerdanin e artë të suksesit.

Graciano, djali i Fred Shoshit shtytësit më përpara të boksit shqiptar, kërkon lartësinë. Fillimi është bërë. Ngjitja sigurisht që do të vi pas, ashtu sikur puna kërkon përsosmërinë.

Graciano është në udhë të mbarë. Do ti ngjajë Fred Shoshit, jo vetëm si baba, por edhe si madhështor i boksit.

Graciano, jemi me ty!

Bujar Qesja
Durrës: 24 qershor 2023

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.

Global 360

Tajani: Qendrat në Shqipëri kundër emigracionit të paligjshëm u morën si shembull edhe nga BE

Anija italiane ”Libra”, me 16 migrantë në bord, zbarkoi sot në portin e Shëngjinit duke regjistruar grupin e parë të…

Diplovista

Rama për “Berliner Zeitung”: Sot jemi vendi me përparimin më të shpejtë drejt BE

Kryeministri shqiptar Edi Rama flet për ”Berliner Zeitung” për procesin e ngadaltë të anëtarësimit të vendit të tij në BE,…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hafize Leskoviku dhe Adriana Thanasi së bashku në një iso!

Autori Niko Mihali meriton një falenderim të madh për këtë dhuratë te çmuar që na pruri.