Ahmet Zogu në Vlorë

Rivendoset basorelievi i mbretit Zog, në Kullën e Merkatos në qëndren historike të Vlorës.


Nga Ark. Artan Shkreli

A H M E T . Z O G U . N E . V L O R E

Rivendoset basorelievi i mbretit Zog, ne medalionin e faqes ballore te Kulles se Merkatos ne qendren historike te qytetit te Vlores.

“Merkatoja” e Vlores u ndertua nga italianet më 1918, kur qyteti zoterohej ende nga ata (per rrjedhoje te luftes se pare boterore). Kjo ndertese qe do te sherbente si treg i rregulluar, u ngrit sipas stilit “decó”, por pa kullen e sahatit, e cila do te ndertohej ne po ate stil vetem ne vitin 1937, me rastin e 25-vjetorit te Pavaresise.

Ark. Artan Shkreli

 

Kulla e Sahatit, e cila qendron ende mbi hyrjen kryesore te merkatos, po i nenshtrohet restaurimit; restaurim i cili shtroi edhe nevojen e mirembajtjes se kater medaljoneve te aplikuar ne kater faqet e kulles katerkendore.

Tre syresh nuk kane ndryshuar qe nga realizimi i tyre nga nje artist italian (italian ishte dhe projektuesi i kulles), më 1937.

Ato paraqesin basorelievet e:
– portretit te Skenderbeut
– shqiponjes dykrerëshe te flamurit
– bustit te Ismail Q. Vlores.

Ndersa medaljoni i katert, ai mbi hyren kryesore, kishte te aplikuar basorelievin e Ahmet Zogut; basoreliev i cili u shkaterrua me qellim ideologjik pas pushtimit fashist te Shqiperise dhe u zevendesua me simbole te lidhura me elemente italiane.

Pas clirimit te vendit, edhe keto simbole “te reja” u shkaterruan per efekt te censures dhe medaljoni mbeti bosh deri ne fillim te ketij viti (2023).

Aktualisht nje basoreliev i ri i Zogut I* sapo eshte rivendosur brenda rrethit te medaljonit (ndonese jo ne imazhin dhe cilesine e mepareshme) duke plotesuar pas gati nje shekulli Kullen e Sahatit te Merkatos me sintezen e munguar arkitekturore.

(Foto e kulles pa bustin e Zogut)

A H M E T . Z O G U . N E . V L O R E

rivendoset basorelievi i mbretit Zog, ne medalionin e faqes ballore te Kulles se…

Posted by Artan Shkreli on Saturday, June 24, 2023

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!