Ishin bllokuar në 2500 metra lartësi, shpëtohen turistët e huaj në malin e Jezercës
Shpëtimi i turistëve u arrit edhe me ndihmën e një helikopteri të flotës shqiptare
Efektivët e kërkim-shpëtimit kanë ndihmuar 2 turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në malin e Jezercës, ditën e sotme në lartësinë 2500 metër, për shkak të motit të keq.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili është shprehur se gjendja shëndetësore e turistëve është e mirë pas operacionit të shpëtimit.
Ai shtoi se shpëtimi i turistëve u arrit edhe me ndihmën e një helikopteri të flotës shqiptare.
“Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e Jezercës për shkak të motit të keq. Ata u shpëtuan me ndihmën e helikopterit dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, shkroi Peleshi në Facebook.
Efektivët e kërkim shpëtimit ndihmuan dy turistë të huaj, të cilët ishin bllokuar në lartësinë 2500 metër, në malin e…
Posted by Niko Peleshi on Sunday, June 25, 2023