Stabilizimi i marrëdhënieve ndërmjet SHBA dhe Kinës i rëndësishëm për të arritur një bashkëpunim të dobishëm për të dy vendet dhe për botën

Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të stabilizojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet e tyre bazuar në interesa dhe aksione të përbashkëta


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Presidenti i Kinës Xi Jinping është takuar të hënën pasdite në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin me Sekretarin Amerikan të Shtetit Antony Blinken, që ndodhet për vizitë në Kinë. Presidenti Xi theksoi që bota ka nevojë për marrëdhënie të qëndrueshme kino-amerikane dhe bashkëjetesa e duhur ndërmjet të dy vendeve ka të bëjë me të ardhmen dhe fatet e njerëzimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina janë përfshirë në një luftë tregtare që nga viti 2018, kur presidenti Donald Trump vendosi tarifa mbi mallrat kineze. Kjo u pasua nga Kina, e cila vendosi gjithashtu tarifa, duke u fokusuar kryesisht në produktet bujqësore dhe ushqimet e detit. Pavarësisht vendosjes së tarifave, zhvillimet tregtare dypalëshe tregojnë se ekonomitë kineze dhe amerikane mbeten shumë të varura nga njëra-tjetra, pavarësisht nga acarimi i marrëdhënieve.

Tregtia e mallrave SHBA-Kinë ka shënuar një rekord të ri në vitin 2022, sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Amerikane e Analizës Ekonomike (BEA). Importet dhe eksportet totale u rritën 2.5 për qind nga viti në vit për të arritur në 690.6 miliardë USD, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 658.8 miliardë USD të vendosur në vitin 2018.

Sipas të dhënave të Byros Amerikane të Analizës Ekonomike, importet amerikane të mallrave nga Kina u rritën me 6.3 për qind nga viti në vit. për të arritur në 536.4 miliardë USD, nje nivel i cili është pak më poshtë se niveli i tyre në 538.5 miliardë USD të arritur në 2018. Ndërkohë, eksportet drejt Kinës thyen rekorde, duke u rritur me 1.5 për qind nga viti në vit për të arritur në 153.8 miliardë USD nga 120.3 miliard USD në vitin 2018.

Burimi : U.S. Census Bureau Trade Portal, 2022, dhe Byroja Amerikane e Analizës Ekonomike

Kina është partneri i tretë më i madh tregtar i SHBA-së në vitin 2022 pas Kanadasë dhe Meksikës. Ndërkohë përsa i përket volumit të importeve, Kina mbeti burimi më i madh i importeve të SHBA-së. Të dhënat nga Byroja e Regjistrimit të SHBA, kompjuterët dhe pajisjet elektronike mbetën malli më i madh i importit të SHBA-së në vitin 2022, me vlerën e importit doganor që arriti në 161 miliardë dollarë amerikanë, një rënie e lehtë prej 0.4 për qind nga viti në vit.

Tensionet midis SHBA dhe Kinës mbeten sfida kryesore e biznesit dhe përmirësimi i marrëdhënieve shihen jetike për rritjen e biznesit. Raporti i Anketimit të Klimës së Biznesit në Kinë nga Dhoma Amerikane tregon se pasiguria në marrëdhëniet dypalëshe është sfida e tyre kryesore e biznesit në Kinë. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në sektorin e teknologjisë dhe kërkimit dhe zhvillimit. Rreth 65 përqind e anëtarëve gjykojnë se këto marrëdhënie janë sfida kryesore për sektorin e teknologjisë, kërkim dhe zhvillimit.

Faktorët që tregojnë shqetësimin e kompanive që operojnë në Kinë në vitin 2022 kanë ndryshuar. Krahasuar me vitin e kaluar gati 60 përqind e anëtarëve janë të shqetësuar për menaxhimin e rrezikut dhe parandalimin e COVID-19. Të dy këto faktorë ishin shqetësime të nivelit të mesëm në raportin e vitit të kaluar. Përtej menaxhimit të rrezikut dhe shqetësimeve të COVID-19, tensionet SHBA-Kinë kanë një rritje në 14 pikë përqindje nga viti i kaluar. Gjithashtu mjedisi i pasigurt i politikave njëlloj si vitin e kaluar dhe rritja e tensioneve gjeopolitike si një faktor i ri përmbledhin pesë arsyet kryesore për ato kompani që kanë filluar ose po shqyrtojnë lëvizjen e kapaciteteve jashtë Kinës.

Burimi : AmCham China’s 2023 China Business Climate Survey Report

Rreth 74% e anëtarëve do të vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetin e tyre operacional në Kinë. Megjithatë, për herë të parë që nga pandemia COVID-19, po shikohet një rritje prej 10 pikë përqindje e kompanive që po shqyrtojnë zhvendosjen e prodhimit jashtë Kinës. Megjithatë, shumë anëtarë shpresojnë se nga angazhimi dypalësh i nivelit të lartë dhe ndërmjetësimi i marrëveshjeve të reja midis SHBA-së dhe Kinës, do të përfitojnë komuniteti i biznesit.

Lidhur me zbatimin e marrëveshjes tregtare të fazës së parë, të paktën një e treta e anëtarëve mbeten të pasigurt se si ajo ndikon në biznesin e tyre, ndërsa 60 përqind e  anëtarëve shpresojnë se bisedimet e ardhshme dypalëshe tregtare do të rezultojnë në hapjen e mëtejshme të tregjeve kineze ndaj kompanive të huaja, 17% më shumë se vitin e kaluar, dhe 43% po kërkojnë ulje të mëtejshme të tarifave 17% më shumë se një vit më parë.

Zbatimin e marrëveshjes tregtare anëtarët e Dhomës Amerikane e vlerësojnë si një faktor të rëndësishëm për të arritur një stabilizim të lartë ose disi të marrëdhënieve dypalëshe, duke krijuar një mjedis biznesi më të parashikueshëm dhe duke krijuar mundësi të reja biznesi për kompanitë anëtare në Kinë. Në perceptimin se si vlerësohet përmirësimi i marrëdhënieve ndërmjet SHBA dhe Kinës në ecurinë e aktivitetit të kompanive, vlerësohet se mbi 96% e anëtarëve besojnë se një marrëdhënie pozitive midis dy vendeve është e rëndësishme për rritjen e kompanisë së tyre.

Kjo është më e rëndësishme për sektorët e teknologjisë dhe shërbimeve, ku secili raporton se gjashtë në dhjetë anëtarë besojnë se marrëdhënia dypalëshe është ‘jashtëzakonisht e rëndësishme’ për biznesin. Për sektorin e teknologjisë, kërkim dhe zhvillim, rreth 84 përqind e anëtarëve e konsiderojnë përmirësimin e marrëdhënieve si tepër dhe shumë të rëndësishme për aktivitetin e  tyre. Ndërsa për sektorin e shërbimeve rreth 83% e anëtarëve e konsiderojnë jashtëzakonisht dhe shumë të rëndësishëm përmirësimin e marrëdhënieve.

Burimi : AmCham China’s 2023 China Business Climate Survey Report

Për më tepër, përpjekjet e grupeve të biznesit amerikan për të hequr tarifat dhe për t’u angazhuar në marrëdhënie më të ngushta ekonomike me Kinën sugjerojnë se ka ende një vullnet të konsiderueshëm në SHBA për të mbajtur një marrëdhënie tregtare me Kinën. Rreth 60% e të anketuarve do të konsideronin rritjen e investimeve në Kinë nëse do të rritej aksesi në treg. Rreth 85% e të anketuarve raportojnë se inovacioni dhe R&D janë të rëndësishme për rritjen e biznesit të tyre në Kinë, një rritje prej 3 pikë përqindje nga viti i kaluar.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara duhet të stabilizojnë dhe përmirësojnë marrëdhëniet e tyre bazuar në interesa dhe aksione të përbashkëta, në vend që të konkurrojnë dhe të përballen me njëra-tjetrën për konflikte interesash dhe vlerash, ose mbi aspirata ideologjike. Vendet e tjera duhet të inkurajojnë Kinën dhe Shtetet e Bashkuara për një bashkëpunim të dobishëm për të dy vendet dhe për botën. Është në interesin e tyre ta bëjnë këtë. Si dhe nënvizoi Presidenti Xi, aktualisht, bashkësia ndërkombëtare është në përgjithësi e shqetësuar për marrëdhëniet kino-amerikane dhe nuk dëshiron të shikojë kundërvënie ndërmjet dy vendeve e të mbajë anën e ndonjë pale, por shpreson në bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin miqësor ndërmjet Kinës dhe ShBA-së.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…