Rama takohet me Ursula von der Leyen
Kryeministri është pritur në selinë e BE-së nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme në selinë e BE-së në Bruksel nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen.
Kreu i Qeverisë ndodhet në Bruksel për takime të nivelit të lartë prej ditës së djeshme për të diskutuar mbi tensionet mes Kosovës dhe Serbisë.
Rama ka treguar më heret se në takimin e tij me presidentin e KiE, Charles Michel të dy pranuan se ekziston një domosdoshmëri e menjëhershme për de-eskalimin e situatës në veriun e Kosovës.
“Duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, përmbyllte postimin e shkurtër kreu i Qeverisë shqiptare.
Në një tjetër postim, Rama shpjegoi se kishte shkuar në Bruksel për t’i përcjellës Michel-it shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon.