Prezenca e OSBE në Shqipëri, seminar për krimet mjedisore
Prezenca e OSBE në Shqipëri organizoi një seminar prezantues të gjetjeve të Vlerësimit Bazë për Inspektimin, Hetimin dhe Ndëshkimin e Kundërvajtjeve dhe Krimeve Mjedisore në Shqipëri.
Prezenca e OSBE në Shqipëri organizoi një seminar prezantues të gjetjeve të Vlerësimit Bazë për Inspektimin, Hetimin dhe Ndëshkimin e Kundërvajtjeve dhe Krimeve Mjedisore në Shqipëri.
Vlerësimi bazë rreth qeverisjes mjedisore, i cili merr në konsideratë analizën e kornizës ligjore, kapaciteteve institucionale dhe ekspertizës teknike, u porosit nga Prezenca dhe realizua gjatë periudhës tetor 2022 – janar 2023.
Vlerësimi është kryer në bashkëpunimin të ngushtë me institucionet kombëtare, duke përfshirë në këtë proces agjencitë ligjzbatuese e menaxhuese, policinë, prokurorinë, shoqërinë civile, medias dhe botën akademike. Falë Vlerësimit u identifikuan 26 rekomandime praktike, të cilat do të mbështesin autoritetet kombëtare në hartimin apo rishikimin e politikave, ligjeve, apo kornizës institucionale mjedisore, me qëllim fuqizimin e mëtejshëm të zbatimit të legjislacionit mjedisor, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe luftimit të kundërvajtjeve dhe krimeve mjedisore.
Vlerësimi bazë u hartua në kuadrin e një projekti të Prezencës së OSBE-së rreth qeverisjes dhe sigurisë mjedisore në Shqipëri, të financuar nga qeveritë e Norvegjisë, Francës dhe Italisë.
Teksti i plotë i Vlerësimit Bazë gjendet në linkun e mëposhtëm të internetit: https://www.osce.org/sq/presence-in-albania/546518