Begaj-Radev: Marrëdhënie shumë të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi takime me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Në kuadër të pjesëmarrjes në Takimin e Nivelit të Lartë të Procesit të Bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi takime me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Në takimin me Presidentin e Bullgarisë Radev, Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira mes Shqipërisë dhe Bullgarisë, si dhe nënvizoi nevojën e një bashkëpunimi e koordinimi më të mirë në funksion të përmirësimit të infrastrukturës ndërlidhëse rajonale, duke e vënë theksin në mënyrë të veçantë te Korridori 8-të.
Lidhur me këtë të fundit, Presidenti Begaj vlerësoi rolin e Bullgarisë si vend anëtar i BE-së në mbështetje të projektit.
Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe mbi zhvillimet më të fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për nevojën e mbështetjes së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për ndikimin e pasojat e agresionit rus në Ukrainë.