Kriza në Kosovë, Lajçak: Rama, rol konstruktiv

Zyrtari i lartë i Bruskelit vlerësoi si konstruktiv rolin aktiv që Kryeministri Edi Rama ka mbajtur


Emisari i Bashkimit Evropian për Ballkanin perëndimor, Miroslav Lajçak, në një intervistë dhënë për Euronews Serbia për situatën më të fundit në veri të Kosovës, ka deklaruar se dy udhëheqësit e Prishtinës dhe Beogradit kanë rënë dakord për zgjedhje të reja në katër komunat veriore.

“Sigurisht që zgjedhjet e reja duhet të mbahen në muajt në vijim. Dhe kjo ishte një nga pikat për të cilat Vuçiç dhe Kurti ranë dakord. Është e qartë se kryetarët e bashkive nuk kanë legjitimitetin që duhet të kenë. Kryetar komunash me legjitimitet mund të jenë vetëm ata të zgjedhur nga serbët e Kosovës”, u shpreh Lajçaku.

Zyrtari i lartë i Bruskelit vlerësoi si konstruktiv rolin aktiv që Kryeministri Edi Rama ka mbajtur në dobi të procesit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Më duhet të them se ai luan një rol aktiv dhe konstruktiv në të gjithë krizën, sepse është një njohës i mirë i situatës në terren. Sigurisht, si Kryeministër i Shqipërisë, zëri i tij është mjaft autoritar për t’u dëgjuar. Unë jam në kontakt të rregullt me të dhe e di se sa kohë dhe autoritet ka investuar për të gjetur një zgjidhje”.

Reagimi i Lajçak erdhi pas propozimit që Kryeministri Edi Rama paraqiti së fundmi në Bruksel për mbajtjen e një konferencë ndërkombëtare për zgjidhjen e krizës në veri, nga e cila “Kurti dhe Vuçiç nuk do të dilnin pa arritur marrëveshje”.

Një vlerësim  pozitive dha edhe për propozimin e Ramës për gjetjen e një zgjidhje për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke se ka dokumenti ka elementë që mund të merren në konsideratë.

Tv Klan

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.