Efektivë të Policisë Ushtarake, pjesë e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve në Egjipt

Misioni i MFO-së është të mbikëqyrë zbatimin e dispozitave të sigurisë të Traktatit të Paqes midis Egjiptit dhe Izraelit.


Një ekip i efektivëve të Policisë Ushtarake do të jenë pjesë për herë të parë e Forcës Shumëkombëshe dhe Vëzhguesve (MFO) në Sinai, Egjipt.

Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili i uroi mision të mbarë ushtarakëve shqiptarë.

Peleshi vlerësoi se ky është një mision me rëndësi kritike dhe një angazhim i suksesshëm i SHBA-së për stabilitetin rajonal në Lindjen e Mesme që prej rreth 40 vjetësh.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Misioni i MFO-së është të mbikëqyrë zbatimin e dispozitave të sigurisë të Traktatit të Paqes midis Egjiptit dhe Izraelit.

Dislokimi i efektivëve shqiptarë në këtë mision është një event me rëndësi historike, pasi për herë të parë Shqipëria kontribuon me trupa ushtarake për garantimin e marrëveshjes së paqes në Gadishullin e Sinait.

Në të njëjtën kohë ky është një kontribut i veçantë për sa i përket bashkëpunimit strategjik në fushën e Mbrojtjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Berisha në Elbasan: Zero tolerancë ndaj analfabetizmit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Elbasanit.

Global 360

Osmani: Papa Françesku do të mbahet mend për angazhimin e tij për paqen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, krahas liderëve nga mbarë bota, ka marrë pjesë në ceremoninë e funeralit të Papa Françeskut…

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Berisha në Elbasan: Zero tolerancë ndaj analfabetizmit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot takimin përmbyllës elektoral në qytetin e Elbasanit.