Nikolla pret Presidentin e Nderit të KiE: Të rishikohet rezoluta për trafikimin e organeve në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti në një takim Presidentin e Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, René van der Linden,


Mbështetja e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe kërkesa Shqipërisë për shpalljen si të pazbatueshme të rezolutës që akuzon Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për trafikim organesh gjatë kohës së luftës, ishin fokusi i diskutimeve mes Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla dhe Presidentit të Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, René van der Linden.

Kuvendi i Shqipërisë njoftoi se Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot në një takim Presidentin e Nderit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, René van der Linden, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë.

Sipas njoftimit, Kryetarja Nikolla vlerësoi kontributin e Van der Linden në drejtimin e Asamblesë Parlamentare të KiE gjatë viteve 2005-2008 dhe qëndrimeve të drejta në kohë të vështira për kontinentin, demokracinë, të drejtat e njeriut, paqen dhe sigurinë.

Nikolla, thuhet në njoftim, vuri në dukje bashkëpunimin shumë të mirë të Kuvendit me Asamblenë Parlamentare të KiE, për konsolidimin e institucioneve demokratike, shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kryetarja Nikolla e vuri në dijeni Van der Linden mbi përpjekjet dhe lobimin e deritanishëm të Shqipërisë në mbështetje të kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe kërkoi edhe mbështetjen e Van der Linden në këtë proces.

Gjithashtu, Kryetarja Nikolla e vuri në dijeni Van der Linden mbi Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë “Mbi pazbatueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, përcjellë zyrtarisht Këshillit të Evropës, duke i kërkuar të rishikojë Rezolutën 1782 (2011), dhe të shpallë të pabazuara pretendimet për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Shqipëri dhe/apo në Kosovë, në dritën e fakteve e provave, në shërbim të së vërtetës dhe vendosjes së drejtësisë.

René van der Linden falënderoi Kryetaren Nikolla për takimin dhe vlerësoi kontributin e Shqipërisë në Këshillin e Evropës dhe Asamblenë Parlamentare të kësaj organizate, e cila mund të konsiderohet si një “shkollë demokracie” për mbrojtjen e vlerave demokratike, të të drejtave të njeriut dhe të paqes.

Van der Linden vlerësoi arritjet e Shqipërisë në thellimin e reformave, luftën kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe korrupsionit, dhe nënvizoi se këto rezultate kanë mundësuar çeljen e negociatave dhe avancimin drejt BE-së.

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Integrimi në BE, Hasani: Shqipëria në fazë të avancuar, të ruhet ritmi

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, priti në një mëngjes pune përfaqësuesit e vendeve të formatit “Miqtë…