Kryeparlamentari i Austrisë, Wolfgang Sobotka: Tirana, një kryeqytet magjepsës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i dhuroi Kullën e Sahatit, si një simbolikë e mikpritjes


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim kryetarin e parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Veliaj tha se, Austria është një prej vendeve që e ka mbështetur Shqipërinë më fort në rrugën e saj të integrimit drejt Bashkimit Europian.

“Ishte një kënaqësi e veçantë që kryetari i Parlamentit të Austrisë ishte në Tiranë. Austria është një nga vendet më miqësore, më promovuese, avokate e Shqipërisë dhe si një avokate e denjë Vjena, Austria ka qenë një nxitëse e një Tirane, e një Shqipërie që zhvillohet, që bashkohet me familjen europiane dhe që e konsideron Europën një destinacion brenda nesh dhe jo një destinacion ku ne largohemi. Ndaj dhe jam shumë mirënjohës,” u shpreh kryebashkiaku.

Teksa i dhuroi Kullën e Sahatit, si një simbolikë e mikpritjes së Tiranës, Veliaj tha se Viena, si një kryeqytet i Europës, ka kontribut të madh në shndërrimin e Shqipërisë në një vend të qendrueshëm në rajon. “Unë besoj gjithmonë e më shumë që Viena është kryeqytet jo vetëm i Austrisë, por është kryeqyteti i gjithë Europës. Në këtë sens, parlamenti austriak është kyç për të promovuar dhe për të qenë një zë konstant për të advokuar për të gjithë rajonin tonë. Sigurisht, për ne është një privilegj. Kemi qenë një vend me problematika, sot jemi vendi më stabël në rajon. Unë besoj se gjithmonë e më shumë, ky shembull i Shqipërisë që prodhon stabilitetin, prodhon turizëm dhe aktivitete dhe nxjerr reputacionin e mirë të Ballkanit, është ndoshta mënyra më e mirë si mund të afrohemi më shumë në Europë,” deklaroi më tej Veliaj.


Nga ana e tij, kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka u shpreh i impresionuar nga kryeqyteti shqiptar, teksa uroi dhe kryebashkiakun për mandatin e tij të tretë në krye të Tiranës.

“Tirana është një kryeqytet magjepsës. Është rritur shumë në vitet e fundit dhe ka një kryebashkiak të jashtëzakonshëm, i cili është rizgjedhur për herë të tretë dhe që nuk është e zakontë, veçanërisht në Ballkan, por gjithashtu edhe në Europë. Edhe do të thoja se njerëzit e vlerësojnë punën e tij, është mendjehapur dhe mendoj që e shijon profesionin e tij. Kjo është më e rëndësishmja për një politikan, për të mos qenë fytyrëngrysur, për të mos thënë sesi po mban barrën tuaj në shpatullat e tij, apo se sa e vështirë që është. Ai gjen gjithmonë një mënyrë për të bërë politikë për njerëzit dhe tek njerëzit,” deklaroi Sobotka.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.