Peleshi: Atasheu ushtarak i SHBA-ve, David Millner, mik i shquar i Shqipërisë
Kontributi i tij në forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis vendeve tona është shumë i rëndësishëm
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh sot se, Atasheu ushtarak i SHBA-ve në vendin tonë, kapiten i rangut II David Millner do të mbetet mik i shquar i Shqipërisë dhe Forcave tona të Armatosura.
Bashkëpunimi me kapiten Millner ka qenë sa i intensiv, aq edhe i shkëlqyer për mbarëvajtjen e partneritetit tonë, theksoi Peleshi, në një postim në rrjetet sociale.
Kontributi i tij në forcimin e bashkëpunimit ushtarak midis vendeve tona është shumë i rëndësishëm dhe do të kujtohet gjithmonë, nënvizoi ministri i Mbrojtjes.
Peleshi shprehu mirënjohje për punën e çmuar të David Millner në rritjen e kapaciteteve tona ushtarake dhe në forcimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA-ve.
Me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Italisë, admiral Cavo Dragone.
Bashkëpunim i shkëlqyer…Posted by Niko Peleshi on Friday, June 30, 2023