Plani franko-gjerman, Rama: Kosova ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Ulqini se “Kosova ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme për të ardhmen e saj, planin franko-gjerman”.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Ulqini se “Kosova ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme për të ardhmen e saj, planin franko-gjerman”.

Në një intervistë televizive nga Ulqini, ku ishte i ftuar për të ndjekur koncertin e tenorit me famë botërore nga Kosova, Ramë Lahaj, Kryeministri Rama foli për situatën në Kosovë.

Kryeministri theksoi se në këtë koncert ishte e ftuar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me të cilën mbrëmë nuk ka diskutuar për këtë çështje.

“Me Presidenten Osmani kemi raport miqësor dhe komunikojmë, por mbrëmë nuk ishte rasti për të hyrë në të thella, por për të shijuar sipërfaqen e bukur të gjirit të Ulqinit bashkë me tingujt e mahnitshëm të koncertit dhe zërin unikal të tenorit kosovar”, tha ai.

Duke folur për situatën në Kosovë, ai tha se Kosova e para duhet të jetë e interesuar ta shtyjë përpara planin franko-gjerman.

“Unë i kam thënë opinionet e mia dhe shumëkush nga ata që komentojnë duke iu hakërryer, apo duke ju ankuar, apo duke ju shprehur ndjenja negative miqve, partnerëve, aleatëve tanë, është se ndërkohë që flasim që flasim, ndryshe nga të gjitha herët e tjera në të shkuarën, Kosova ka në tryezë ofertën më të mirë, të cilin është Kosova në radhë të parë dhe jemi ne shqiptarët të parët të inetersuarit që duhet ta shtyjmë përpara deri në fund”, tha ai.

Kryeministri theksoi se duhet këmbëngulur për tryezën dhe për të shfrytëzuar këtë potencial të madh të aleancës dhe miqësisë me bashkësinë euroatlantike, për ta detyruar Serbinë që ta pranojë planin franko gjerman.

“Kjo do të thotë praktikisht hapje përfundimtare e rrugës së të ardhmes për një Kosovë të njohur nga të gjithë dhe të ulur në ulësen e vetë në Kombet e Bashkuara. Nëse harrojmë këtë atëherë hyjmë në një pyll pa sëpatë dhe nuk kuptojmë me për çfarë flasim”, shtoi ai. /ATSH

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.