Smith: Programet e shkëmbimit të DASH ndërtojnë lidhje për adresimin e sfidave globale
Ekspertë të shëndetit publik nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe e gjithë Europa u mblodhën këtë javë për konferencën e parë ndërkombëtare mbi “Të rejat në ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit në punë”
Ekspertë të shëndetit publik nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe e gjithë Europa u mblodhën këtë javë për konferencën e parë ndërkombëtare mbi “Të rejat në ruajtjen e mjedisit dhe shëndetit në punë”, organizuar nga ish-pjesëmarrësja amerikane në Fulbright, Melissa Perry, së bashku me studiues shqiptarë dhe ndërkombëtarë të shëndetit publik.
I Ngarkuari me Punë i ambasadës së SHBA-së në Tiranë, Demian Smith mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse dhe vuri në dukje ndikimin e programeve të shkëmbimit të Departamentit të Shtetit, si Fulbright, për të ndërtuar lidhje mes njerëzve që adresojnë sfidat globale.
Smith theksoi rëndësinë e demokracisë në bashkimin e njerëzve për të shkëmbyer lirisht ide.
Ai theksoi lidhjen e drejtpërdrejtë mes luftës kundër korrupsionit dhe dhënies përparësi të shëndetit publik dhe ndau shpresën e tij se konferenca do të vazhdojë të jetë e dobishme për akademikë, studiues dhe studentë në këtë fushë. /ATSH