Bujar Osmani: Plani i Ramës për dialogun Kosovë-Serbi ka qëllim të mirë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka theksuar se ideja e kryeministrit Edi Rama sa i takon dialogut Kosovë-Serbi ka qëllim të mirë ndaj është “i mirëseardhur”.


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka theksuar se ideja e kryeministrit Edi Rama sa i takon dialogut Kosovë-Serbi ka qëllim të mirë ndaj është “i mirëseardhur”.

“Mendoj se çdo formë që mund të rrisë ndikimin dhe efektivitetin është i mirëseardhur. Nuk mund të vazhdojë kështu ky eskalim midis dy vendeve (Kosovë-Serbi) sepse po mban peng rajonin. RMV dhe Shqipëria kanë obligim për të kontribuar në normalizim të raporteve dhe ky normalizim nënkupton njohjen e ndërsjellë”, tha ai për “Euronews Albania”.

Kryeministri Rama propozoi ndryshimin e formatit të procesit të dialogut Kosovë-Serbi, nga ai i zakonshmi në një konferencë normalizimi.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Kosova në të kaluarën ka pasur konferenca ndërkombëtare, ndërsa tash e ka Marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, e cila sipas tij duhet zbatuar.

Shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka mbështetur qartësisht idenë dhe propozimin e kryeministrit Rama për mbajtjen e një konference normalizimi.

“Dua të them se ne gjithashtu mbështesim idenë për të organizuar sa më shpejt një konferencë me disa shtete anëtare të BE-së shumë aktivë në të gjitha përpjekjet ndërmjetësuese, me koordinimin e SHBA-ve”, u shpreh Michel. /ATSH

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…