Rama: Vizita e Presidentit Clinton në Shqipëri e planifikuar prej kohësh

Në një intervistë televizive nga Ulqini, Rama bëri të ditur axhendën e kësaj vizite e cila do të nisë në datën 3 korrik.


Kryeministri Edi Rama foli sot për vizitën e pritshme në Tiranë të Presidentit të 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Në një intervistë televizive nga Ulqini, Rama bëri të ditur axhendën e kësaj vizite e cila do të nisë në datën 3 korrik.

Rama tha se e ka ftuar presidentin Clinton prej disa kohësh. “Kjo është një vizitë e parashikuar dhe planifikuar prej disa kohësh të cilën e kemi mbajtur sekret vetëm për arsye të ndonjë befasie që mund të kishte axhenda e tij. Është një takim për të bërë të mundur prezantimin me Shqipërinë të presidentit Clinton. Ai ka qenë në Kosovë, ai njeh Kosovën por ai nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri ndërkohë që për shqiptarët ai dhe familja e tij kanë një respekt dhe një ndjenjë afeksioni të jashtëzakonshme”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se këtë e ka provuar kur ka qenë i ftuar në një nga samitet e “Clinton Global Initiative”.

“Mes 2 mijë të ftuarve nga bota e biznesit, e medies, nga shoqëria civle dhe nga e gjithë bota, në tryezën kryesore ishin të ulur Bill Clinton, Hilary Clinton, Hashim Thaçi, Bujar Nishani dhe unë. Ishte respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët që na vuri ne në tavolinën kryesore. Që atëherë i kam thënë Presidentin që duhet të vijë ta vizitojë Shqipërinë. Kemi pasur kontakte me Zonjën e Parë, kemi një marrëdhënie miqësore dhe më në fund janë krijuar kushtet dhe Presidenti do të vijë”, tha ai.

Duke folur për axhendën e vizitës, Rama informoi se “do t’i bëjmë një mirëseardhje shqiptare dhe do t’i japim mundësinë të njohë pak nga Tirana”.

“Do të kemi një event publik përpara kryeministrisë në mbrëmjen e datës 3 korrik, në orën 19:00. Do të flasë, do të mbajë një fjalë para qeverisë”, tha ai.

Kryeministri shtoi se “kjo është vizita dhe nuk është fare në kontekstin e këtij aktualiteti kaq fatkeq”.

“Dy baballarët e mëdhenj të asaj që ndodhi në Kosovë janë Bill Clinton dhe Tony Blair, por ka ardhur një moment që fëmija nuk i dëgjon baballarët”, shtoi Rama.

Lexo më shumë nga

Ndryshimet Klimatike, Balluku: Shqipëria, aftësi të madhe parashikuese e parandaluese falë satelitëve

Lançimi i Programit për Zhvillimin Urban Rezistent ndaj Klimës në Shqipëri, (ALBdapt)

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ndryshimet Klimatike, Balluku: Shqipëria, aftësi të madhe parashikuese e parandaluese falë satelitëve

Lançimi i Programit për Zhvillimin Urban Rezistent ndaj Klimës në Shqipëri, (ALBdapt)