Rama: Gëzuar 4 korrikun Amerikë. GOD BLESS YOU!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 247-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 247-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Kryeministri Edi Rama uroi sot Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, ndërsa ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga vizita e djeshme në Tiranë e Presidentit të 42-të të SHBA-së, Bill Clinton.
“Gëzuar 4 korrikun Amerikë. GOD BLESS YOU!”, shkruan Rama.
Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.
Deklarata e Pavarësisë shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara. Dokumenti tjetër është Kushtetuta.
Në Shtetet e Bashkuara 4 Korriku festohet çdo vit si ditë kombëtare, Dita e Pavarësisë.