Gëzuar Festën e Pavarësisë, Amerikë!
“E pluribus unum” ose “Prej shumë, një” është motoja e SHBA, e rrënjosur në Vulën e Madhe të Unionit
Nga Genc Kojdheli
“E pluribus unum” ose “Prej shumë, një” është motoja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e rrënjosur në Vulën e Madhe të Unionit (13 koloni asokohe, andaj 13 gërma) që qëndron mbi shqiponjën e cila në njërën kthetër mban një degë ulliri (simbolikë e paqes) e në tjetrën një tufë me shigjeta (simbolikë e luftës).
Koka e shqiponjës është e kthyer drejt degës së ullirit, duke personifikuar preferencën për paqen.
Në anën e pasme të Vulës qëndron shprehja “Novus ordo seclorum” ose “Një rend i ri ndër shekuj”.
E pikërisht me këtë simbolikë lindi një komb i cili ka përkufizuar e dominuar 3 shekujt e fundit të njerëzimit, duke u kthyer në tokën e premtuar, etalonin e demokracisë, sipërmarrjes, ekselencës në biznes, novacion, edukim, art e kulturë.
Për ne shqiptarët një aleat i madh, pa prezencën e këmbënguljen e të cilit me shume gjasa nuk do ishim këtu ku jemi sot.
Rrjedhimisht, është gjithmonë kënaqësi t’u uroj miqve amerikanë si dhe shumë shqiptarëve të natyralizuar amerikanë:
Gëzuar Festën e Pavarësisë!
(Marrë nga Facebook i autorit)