Fabrikat avangardë të Kinës nxisin cilësinë e prodhimit

Shfaqja e më shumë fabrikave avangardë në Kinë i ka dhënë një nxitje  të fortë zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë prodhuese të vendit


Në fund të një linje prodhimi fabrike në Kinën lindore, makinat larëse kalojnë nëpër një dhomë të vogël të bardhë një nga një, duke iu nënshtruar kontrolleve mes zhurmës së motorëve dhe dritave që vezullojnë.

Fabrika në provincën Anhui i përket “Hefei Midea Laundry Appliance Co Ltd” dhe përdor pajisjet më të avancuara të disponueshme për kontrollimin e zhurmës së makinerive. Aparatura inteligjente regjistron gjurmën e secilës makinë larëse, krahason format e valëve të volumit të zhurmës dhe përcakton nëse ajo e funksionimit plotëson standardin e kërkuar.

foto: VCG

“I kombinuar me algoritme inteligjente, sistemi mund të dëgjojë vazhdimisht gjurmën për të përmirësuar saktësinë e zbulimit. Nëse ka ndonjë anomali, sistemi do të japë një alarm”,- tha Wang Kankan, drejtor i digjitalizimit në “Hefei Midea Laundry Appliance Co. Ltd.”.

Sipas tij, nëpërmjet aplikimit të teknologjive inteligjente të inspektimit, si zbulimi i gjurmëve të volumit dhe vizioni i inteligjencës artificiale, shkalla e defektit të produkteve të kompanisë ka rënë me 36 për qind.

Me pajisje inteligjente në të gjitha hallkat e prodhimit, fabrika është përzgjedhur nga Forumi Ekonomik Botëror si një “fabrikë avangardë”. Aktualisht, “Midea Group”, gjiganti kinez i pajisjeve shtëpiake, zotëron pesë fabrika të tilla, duke përfshirë atë në Hefei.

Me etiketa tërheqëse si efikasiteti i lartë, inteligjenca dhe të qenit “green”, fabrikat e përparuara konsiderohen të përfaqësojnë nivelin më të lartë të prodhimit inteligjent global.

foto: VCG

Sipas Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) për zhvillimin kombëtar ekonomik dhe social, Kina do ta vendosë ekonominë reale në fokus të zhvillimit ekonomik, duke përshpejtuar ndërtimin e fuqisë së vendit në prodhim dhe cilësi. Si bazë e ekonomisë reale, prioritet kryesor po i jepet edhe zhvillimit cilësor të industrisë së prodhimit.

Shfaqja e më shumë fabrikave avangardë në Kinë i ka dhënë një nxitje  të fortë zhvillimit me cilësi të lartë të industrisë prodhuese të vendit. Sipas listës së publikuar në Forumin Ekonomik Botëror, më 13 janar, tani ka 50 fabrika të tilla në Kinë, numri më i lartë i çdo vendi, që përbën më shumë se një të tretën e totalit në botë.

Si një nga grupet më të fundit të fabrikave avangardë, “Hefei Haier COSMO Intelligent Control Interconnected Factory” ka shkurtuar kohën e prodhimit të procedurës standarde të funksionimit nga 3-4 orë në më pak se 3 sekonda duke krijuar një inxhinier virtual.

foto: VCG

Tang Zhiqiang, menaxher i përgjithshëm i fabrikës, tha se inxhinieri virtual mund të bëjë rregullime në kohë reale sipas numrit të personelit dhe ndryshimeve në orët e punës së personelit, duke sjellë zgjidhjen më të mirë nga mijëra kombinime, për të rritur në këtë mënyrë efikasitetin me 30 për qind.

Mes progresit të qëndrueshëm të vendit drejt objektivave të tij të karbonit të dyfishtë, transformimi i gjelbër vlerësohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë kineze.

Në “LCFC (Hefei) Electronics Technology Co Ltd”, baza më e madhe për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve informatike inteligjente të gjigantit kinez të teknologjisë “Lenovo”, përdorimi i teknologjive të përparuara të prodhimit ka ulur ndjeshëm konsumin e energjisë gjatë prodhimit të njësive qendrore kompjuterike.

Xu Xiaohua, drejtues në “LCFC”, deklaroi se duke zëvendësuar materialin e saldimit me temperaturë të lartë me një alternativë me temperaturë të ulët, temperatura maksimale e saldimit është ulur me rreth 70 gradë, ndërsa konsumi i energjisë i prodhimit të njësive qendrore kompjuterike ka rënë me rreth 20 për qind.

Xu tha se aplikimi i plotë i teknologjisë së saldimit në temperaturë të ulët do të thotë që kompania mund të kursejë më shumë se 2 milionë kilovat-orë energji elektrike çdo vit, duke reduktuar emetimet e dyoksidit të karbonit me më shumë se 1160 tonë, që është e barabartë me mbjelljen e 88.000 pemëve çdo vit.

Me fabrikat avangardë që vendosin trendin, shumë qeveri rajonale të nivelit provincial në Kinë kanë publikuar plane pune për të promovuar transformimin inteligjent dhe të gjelbër të industrisë së prodhimit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, deri në fund të vitit 2022, Kina kishte më shumë se 2100 punishte digjitale të nivelit të lartë dhe fabrika inteligjente, duke rritur efikasitetin e prodhimit të fabrikave demonstruese të prodhimit të zgjuar me 34.8 për qind dhe duke reduktuar emetimet e karbonit me 21.2 për qind.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.