Lajçak, koha për të ikur!

Lupë mbi Kosovën dhe dylbi mbi Serbinë


Nga Lutfi Dervishi

Lajçak, koha për të ikur! Lupë mbi Kosovën dhe dylbi mbi Serbinë

Miroslav Lajçak, prej tre vitesh i dërguari i BE-së për procesin e normalizimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, e ka mbushur kupën dhe duhet ta pijë që të mos derdhet.

E ka mbushur kupën jo aq me të shkuarën e tij:

– vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën (nuk dihet nëse dhe kur do ta njohë)
– ka qenë ministër i jashtëm i Sllovakisë duke i dhënë porosi trupit diplomatik sllovak që të thoshte kudo se nuk e njohim Kosovën.
– ka miqësi të konsoliduar në Serbi

Lajçak e ka mbushur kupën me qëndrimet e njëanshme në dialog që rrezikojnë paqen në rajon. Kur ai mori detyrën, tri vite më parë, mes Kosovës dhe Serbisë flitej për normalizim. Sot kemi mbërritur në pikën që flitet për “ulje të tensioneve”

Nga një ndërmjetësues që duhet të dëgjojë dy palët, duhet të kujdeset për qasje gjithpërfshirëse dhe mbi të gjitha për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara, Lajçak është shndërruar në rrezik për procesin e bisedimeve duke u bërë avokat i palës serbe dhe prokuror ndaj shqetësimeve të Kosovës.

Avokat i palës serbe deri në atë pikë sa edhe kur u njoh me faktin se një prej serbëve të komitetit menaxhues për Asosacionin e Komunave me shumicë serbe ishte ndërkohë deputete e zgjedhur e Parlamentit të Serbisë, pa ju dridhur syri tha se: “nuk ekziston ndonjë kufizim që ta ndalojë atë”!!!
Aktualisht gjithë puna e Lajçak përqëndrohet në mantrën: ajo çfarë kërkon Serbia duhet të plotësohet dhe për shqetësimet e Kosovës flasim më vonë.

Edhe kur nga ana e Kosovës i paraqiten zgjidhje konkrete dhe realiste, përgjigja e tij është: këtë nuk e pranon Serbia.

Kur Serbia shkeli angazhimet në Marrëveshjen Bazë për “mos pengim të Kosovës në anëtarësim në institucionet ndërkombëtare), vetëm një javë pas Ohrit, Lajçak që arrogancën ka nisur ta shfaqë edhe me shkrim, nuk gjeti asnjë fjalë për të thënë.

Eshtë Serbia që thyen angazhimet e marrë në marrëveshjen bazë, por presioni ushtrohet ndaj Kosovës.
Eshtë Kosova që ka firmosur gjithë marrëveshjet ndërkombëtare që i janë ofruar (Rambuje, planin e Ahtisaarit, Marrëveshjen e Brukselit dhe së fundmi marrëveshjen e Ohrit) dhe është Serbia që nuk firmos marrëveshje. Presioni sërish ushtrohet ndaj Kosovës. Vuçiq tallet me sponsorizuesit e planit franko-gjerman duke thënë se nuk firmos ngaqë i “dhemb dora” madje “do më dhemb dora edhe 4 vitet e ardhshme)
Janë mbi 20 marrëveshje që nuk janë respektuar nga Serbia, por presioni ushtrohet ndaj Kosovës për një pikë- asosacioni.

Kushtetuta e Serbisë e ka të shkruar që Kosova është pjesë e Serbisë. Nuk ka normalizm pa ndryshuar kushtetutën,në çdo kohë justifikimi është i gatshëm. Njohja reciproke duhet të jetë në qendër të çdo propozimi për normalizim. Te mosnjohja është dhe burimi i tensionit.

Siç ja vunë në dukje edhe europarlamentarët pak ditë më parë Miroslav Lajçak nuk sheh ku është burimi aktual i tensionit dhe ka problem me sytë për të dalluar kush është agresori dhe kush është viktima.
Se çfarë mendon Lajçak për dialogun u pa qartë në raportin që bëri para Parlamentit Europian. Në këtë raportim ai foli vetëm për “monologun” Kurti dhe jo për “dialogun” Kosovë- Serbi. Aq i një a Shem u shfaq Lajçak sa të gjithë grupe parlamentare (EPP, S& D dhe të gjelbrit) e gozhduan për këndvështrimin e kufizuar dhe masat e zhbalancuara që favorizojne Vuçiq dhe Serbine!

Në fakt burimi i tensionit është edhe në Ohër, ku sjellja skandaloze e Lajçak, me presion maksimal ndaj Kurtit dhe përkëdhelje neveritëse ndaj Vuçiq ka kontribuar në guximin e Serbisë për të bërë çfarë të dojë, që nga tallja/cinizimi duke mos nënshkruar marrëveshje, te shkelja e çdo angazhimi e deri te provokimet dhe veprimet e dhunshme ndaj KFOR-it, policisë e gazetarëve në Veri të Kosovës.

Që Lajçak ka humbur totalisht besimin e një pale, kjo nuk do mend e kalem, por që me sjelljen dhe aktet e tij po kontribuon për rritjen e tensionit kjo po provohet çdo ditë.

Në një anë Kosova jo vetëm e njeh Serbinë, por kërkon marrëdhënie normale në anën tjetër kemi Serbinë që nuk e njeh Kosovën. Në një anë kemi njërën palë që thotë: eja të merremi vesh, në anën tjetër kemi mesazhin: “ti për mua nuk ekziston”.

Dhe kur edhe ndërmjetësi i BE-së rreshtohet me agresorin, dhe kur ky “lehtësues” vendos lupën për çdo gjë në Kosovë dhe dylbinë për atë çfarë bën Beogradi është koha për t’i thënë e shkruar vetëm dy gërma: ik

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…