Hong-Kong, mëkëmbet turizmi dhe ekonomia tregon besim dhe gjallëri të fortë

Turizmi është një nga katër sektorët shtyllë të ekonomisë së Hong-Kongut.


Të dhënat nga Departamenti i Zhvillimit Turistik i Hong-Kongut tregojnë që, në pesë muajt e parë të vitit 2023, numri i turistëve që hynë në Hong-Kong i kaloi 10 milionët, duke arritur mbi 40 % të nivelit mesatar të së njëjtës periudhë gjatë viteve 2017-2019, kurse në prill-maj ishte sa 55 % e shifrës së kësaj periudhe po gjatë viteve 2017-2019. Në tërë vitin 2022, numri i vizitorëve në Hong-Kong ishte vetëm 600 mijë.

Foto nga VCG

Mëkëmbja ekonomike e nxitur nga turizmi

Turizmi është një nga katër sektorët shtyllë të ekonomisë së Hong-Kongut. Mëkëmbja e këtij sektori ka pasur një nxitje të drejtpërdrejtë mbi transportin, sektorin ushqimor, shitjet me pakicë etj., duke stimuluar edhe rritjen e konsumit. Për këtë arsye, në tremujorin e parë të sivjetshëm, vëllimi i përgjithshëm real i GDP-së së Hong-Kongut ishte 2.7 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ose 5.3 % më shumë se në tremujorin e mëparshëm, duke ndaluar rënien për katër tremujorë radhas.

Në fund të qershorit, kryeekzekutivi i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, John Lee, u shpreh optimist, duke vënë në dukje që turizmi i Hong-Kongut është mëkëmbur dhe, brenda pesë muajve, ka përmbushur objektivin për 10 milionë vizitorë. Sipas tij, mëkëmbja e konsumit dhe turizmit do të jetë në të mirë të zhvillimit ekonomik të Hong-Kongut. Në fakt, në tremujorin e parë, niveli mesatar i të ardhurave familjare ka arritur 2.1 %. Për mediat, Lee shprehu shpresën që prirja të vazhdojë dhe besimin që do të vijojë të zhvillohet në një drejtim pozitiv.

Me përmirësimin e atmosferës ekonomike, niveli i konsumit dhe investimeve është ngritur në mënyrë të qëndrueshme. Qysh prej dhjetorit 2022, niveli i shitjeve me pakicë në Hong-Kong është rritur për tre muaj radhazi dhe vëllimi i mallrave të shitura është mëkëmbur në mbi 30 miliardë dollarë hongkongas. Në tremujorin e parë të këtij viti, niveli i konsumit privat është ngritur 13 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që është shtimi më i madh pas tremujorit të 3-të të vitit 1987.

Krahas kësaj, është ulur më tej papunësia në sektorin e konsumit dhe turizmit. Në periudhën shkurt-prill, papunësia ka rënë në 3 %, që është niveli më i ulët qysh prej tremujorit të 3-të të 2019-s, pra para shpërthimit të pandemisë.

Sekretari i financave i qeverisë hongkongase, Paul Chan, u shpreh që shtimi i numrit të vizitorëve dhe përmirësimi i mëtejshëm i konsumit lokal në Hong-Kong janë lajme pozitive, çka ka përmirësuar shumë konsumin e qytetarëve. Kjo është bërë forca kryesore që mbështet zhvillimin ekonomik të Hongkongut.

Foto nga VCG

Më shumë besim ndërkombëtar

Falë mëkëmbjes së sektorit turistik, ekonomistët janë më optimistë për perspektivën ekonomike të Hong-Kongut në vitin 2023. Sondazhi i fundit nga “Bloomberg”-u parashikon që rritja e ekonomisë së Hong-Kongut sivjet do të jetë 4.6 %, që është më e lartë se parashikimi i mëparshëm prej 3.4 %.

Ekonomisti i lartë në Bankën Tregtare “Natixis” të Francës, Gary Ng, u shpreh: “Ekonomia hongkongase vazhdon të shënojë mëkëmbje me mbështetje nga sektori turistik.”

Në sondazhin e “Bloomberg”-ut, ekonomistët kanë ngritur parashikimet e tyre për rritjen e Hong-Kongut në tremujorin e 2-të nga 1.7 % në 3.3 %, duke parashikuar që në tremujorin e 3-të, rritja do të jetë 6.7 % dhe në tremujorin e 4-t 7.1 %.

Krahas “Bloomberg”-ut, edhe institucionet e tjera ndërkombëtare, si “Credit Suisse”, HSBC, “Standard Chartered”, “Goldman Sachs” dhe BAE i kanë ngritur parashikimet e tyre mbi rritjen ekonomike të Hong-Kongut. Ndër to, “Goldman Sachs” e ka rritur parashikimin në 6 %, çka tregon plotësisht që qarqet financiare ndërkombëtare kanë besim të plotë te zhvillimi i Hong-Kongut.

FMN-ja analizon që Hong-Kongu ka kaluar me sukses në fazën e “paspandemisë” dhe me kërkesën kolosale të rezervuar për një periudhë të gjatë, në të ardhmen hapat e mëkëmbjes ekonomike të Hong-Kongut mund të jenë më të shpejta sesa parashikohet.

“Goldman Sachs” u shpreh që, falë ndërlidhjes së gjithanshme me krahinat e brendshme të Kinës dhe heqjes së masave të distancimit social, konsumi privat në Hong-Kong ka pasur rritje të fuqishme dhe në tremujorin e parë gjendja ekonomike ka qenë  më mirë se parashikimet e tregut. Duke marrë parasysh rritjen e vazhdueshme të numrit të vizitorëve dhe masat stimuluese të qeverisë lokale, parashikohet që “ekonomia e Hong-Kongut do të vazhdojë prirjen e mëkëmbjes në tremujorin e 2-të”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

E ardhmja lidhet me “Një brez, një rrugë” dhe Zonën e Madhe të Gjirit Guangdong – HK – MK

Zëdhënësi i qeverisë hongkongase u shpreh që, me përmirësimin e vazhdueshëm të atmosferës së konsumit dhe shtimin e numrit të vizitorëve, sektori i shitjes me pakicë dhe turizmit në Hong-Kong parashikohen të shënojnë arritje të spikatura në 6-mujorin e ardhshëm të vitit 2023.

Sekretari i financave i qeverisë hongkongase, Paul Chen, vuri në dukje që, gjatë 26 vjetëve pas rikthimit në atdhe, mjedisi ka ndryshuar dhe sfidat kanë ndryshuar, por mbështetja nga qeveria qendrore kineze për Hong-Kongun ka mbetur e pandryshuar.

Ai theksoi që misioni i qeverisë hongkongase është që të ndihmojë të rinjtë hongkongas të njohin thellësisht konceptin e zhvillimit të vendit dhe strategjitë e zhvillimit, si “Një brez, një rrugë” dhe “Zona e Madhe e Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao”. Kështu, ata mund ta shfrytëzojnë këtë periudhë të artë zhvillimi, pasi Kina po nxit zhvillimin me cilësi të lartë dhe me përmasat gjigante të tregut dhe me masat e qëndrueshme të Reformës e Hapjes, Hong-Kongu do të ketë një mjedis më të favorshëm dhe mundësi të pakufishme.

Foto nga VCG

Presidenti i Këshillit të Zhvillimit Tregtar (HKTDC), Peter Lam Kin-ngok, theksoi që “Zona e Madhe e Gjirit Guangdong – Hong-Kong – Makao është një treg 10 herë më i madh se Hong-Kongu”. Kohët e fundit, ai ka drejtuar shumë herë delegacione tregtare hongkongase për në Tajlandë dhe Japoni. “Kur promovojmë epërsinë e Hong-Kongut, flasim shumë për tregun gjigant të kësaj zone të madhe dhe të gjithë janë shumë të interesuar,” theksoi Peter Lam.

Sivjet është 10-vjetori i paraqitjes së nismës “Një brez, një rrugë”. Peter Lam, që është gjithashtu presidenti i Dhomës së Tregtisë “Një brez, një rrugë” në Hong-Kong, u shpreh që gjatë 10 vjetëve, kjo nismë ka pasur shumë arritje. Sivjet, Hong-Kongu do të zhvillojë një forum tematik mbi këtë nismë, duke promovuar kryesisht mundësitë e biznesit të ASEAN-it dhe të Lindjes së Mesme.

Foto nga VCG

“Jemi të bindur që bashkëpunimi mes Lindjes së Mesme, Hong-Kongut dhe krahinave të brendshme të Kinës do të hapë një kapitull të ri për ‘Një brez, një rrugë’”, theksoi Peter Lam Kin-ngok. (Jiang Lei).

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit

Këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash…

Global 360

Presidentja Osmani uron Trumpin: Mezi pres të punoj me administratën e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedhjet presidenciale.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Programi i Ndihmës për Antiterrorin, SHBA 10 milionë dollarë trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit

Këtë javë, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) dhe Ambasada e SHBA në Tiranë përfunduan një sërë takimesh dhe seancash…