Kushi pret zv/ministren e Arsimit të Turqisë: Forcim i mëtejshëm i bashkëpunimit
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti sot në një takim zëvendësministren e Arsimit të Turqisë, Celile Eren Ökten.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi priti sot në një takim zëvendësministren e Arsimit të Turqisë, Celile Eren Ökten.
Ministrja Kushi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e marrëveshjeve të përbashkëta në fushën e arsimit.
Njëkohësisht, ajo theksoi se ranë dakord dhe për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Kushi nga ana e saj, vlerësoi kontributin e dhënë nga Turqia, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në projektet e politikat arsimore.
Zv/ministrja Ökten ishte e shoqëruar nga kryetari i Fondacionit “Maarif”, Birol Akgün dhe ambasadori i Turqisë në Shqipëri, Tayyar Kağan Atay.