Rama shkarkon Çuçin, Balla ministri i ri i Brendshëm!
Edi Rama shkarkon nga detyra Bledi Çuçin, propozon Taulant Ballën për postin e ministrit të Brendshëm
Kryeministri Edi Rama, njoftoi të shtunën pasdite shkarkimin nga detyra të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.
Në një postim në Twitter, Rama shkroi:
“Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim”.
Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Brendshëm Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur… pic.twitter.com/11NDahxGou
— Edi Rama (@ediramaal) July 8, 2023