Çuçi: Faleminderit Rama, suksese Taulant!
Bledi Çuçi ka reaguar për vendimit të kryeministri Edi Rama, për shkarkimin e tij nga posti i Ministrit të Brendshëm
Bledi Çuçi ka reaguar për vendimit të kryeministri Edi Rama, për shkarkimin e tij nga posti i Ministrit të Brendshëm, duke thënë se ka shërbyer me integritet dhe ka adresuar shumë sfida.
“Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm”, u shpreh Çuçi.
REAGIMI
Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të Ministrit të Brendshëm. Për mua ka qenë nder dhe përgjegjësi e madhe të ushtroja këtë funksion të lartë publik dhe shumë të rëndësishëm.
Prej ditës së parë kur e mora atë detyrë e deri më sot kam punuar e shërbyer me integritet dhe bashkë me skuadrën e Ministrisë së Brendshme kemi adresuar shumë sfida që lidhen me sigurinë, rendin publik, emigracionin, gjendjen civile dhe pushtetin vendor.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ishin krah meje në këtë rrugëtim sfidues.
Suksese Taulantit në sfiden e re, për të vijuar me reformat transformuese në këtë ministri e veçanërisht në Policinë e Shtetit.
Falënderoj kryeministrin Rama për besimin dhe mbështetjen që më ka dhënë këto dy vite e gjysmë në detyrën e vështirë të…
Posted by Bledi Çuçi on Saturday, July 8, 2023