Varkat italiane me vela, Rama: Vlora do të jetë gjithmonë mikpritëse!
Kryeministri Edi Rama u takua sot në Vlorë me personazhet që prej katër ditësh në Gjirin e Vlorës, ofruan një pamje të veçantë si ajo e varkave me vela.
Kryeministri Edi Rama u takua sot në Vlorë me personazhet që prej katër ditësh në Gjirin e Vlorës, ofruan një pamje të veçantë si ajo e varkave me vela.
Gjatë fjalës së mbajtur përballë të pranishmëve, Rama mirëpriti aktivitetin italian duke theksuar se ky ishte një pushtim shumë i këndshëm.
“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu sot me ju. E mirëpres krahë hapur çdo aktivitet italian, ky është pushtim shumë i këndshëm. Shpresoj që Vlora do të jetë gjithmon mikpritëse dhe gjërat do të shkojnë gjithmon dhe më mirë” tha Rama.
Kreu i qeverisë pati mundësinë të intervistonte personalisht edhe turisten më interesante, një vajzë të vogël të cilës i kishte lënë shumë mbresa aktiviteti dhe mbi të gjitha, Vlora.
“Vlora na ka dhënë një mikëpritje shumë të bukur janë të gjithë shumë simpatik” tha vajza. E pyetur nga Rama nëse do të rikthehet sërish vitin tjetër, ajo u shpreh “po, do të rikthehem padyshim vitin tjetër”, tha ajo.
Për katër ditë rresht, prej 6 korrikut, Gjiri i Vlorës u “pushtua” nga varkat me vela, të cilat ishin nisuar nga Brindizi.
Kjo ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione, dhuroi emocione të veçanta për të gjithë ata që adhurojnë sportet e ujit ose kanë dëshirë të sodisin një pamje të veçantë, si ajo e varkave me vela, që kaloi nga Marina Orikumit, ku për herë të parë garuan edhe dy varka shqiptare. /ATSH
?Vlorë – Kënaqësi të takohem sot me personazhet që prej katër ditësh në Gjirin e Vlorës ofruan një pamje të veçantë si ajo e varkave me vela ??? ?⛵️☀️
#VetëmPërpara➡️
Posted by Edi Rama on Saturday, July 8, 2023