Duhet të ndryshojë statura e policit dhe zona ku shërben!

Ndryshimi i situatës së Krujës dhe jo vetëm, nuk ndryshon vetëm me ndryshimin e drejtuesit dhe të ministrit


Nga Fejzo Subashi

Ndryshimi i situatës së Krujës dhe jo vetëm, nuk ndryshon vetëm me ndryshimin e drejtuesit dhe të ministrit, por të policit dhe policisë së zonës.

Nuk doja të shkarkohej nga posti Blendi Çuçi, as nuk jam kundra emërimit të Taulant Ballës, pasi është e drejtë legjitime e Kryeministrit dhe maxhorancës që ka marrë besimin e votuesit. As për përgjegjësi drastike ndaj drejtuesve kryesor të policisë. Jo se nuk kanë përgjegjësi, por se nuk zgjidhim dot gjë, aq më pak të ndryshojmë diçka. Arsye pse jemi në këtë situatë nuk është vetëm e drejtuesve të policisë, apo e ministrit.

Unë gjykoj se duhen ndërruar, ndryshuar dhe lëvizur policët që inspektojnë, këqyrin dhe kanë kontakte dhe mundësinë direkt me komunitetin.

Në Krujë plasi, por situata është e tillë në gjithë Shqipërinë. Policët inspektorë të zonës janë shkaku dhe pasoja. Është e pamundur që dhe vetë Rama të emërohet shef Komisariati, se Drejtor jo që jo, nuk mund të bëjë dot gjë, apo të ndryshojë situatën, nëse nuk dyshojnë themelet e këtij institucioni. Themelet e policisë janë inspektorët, policët e bazës dhe të terrenit.

Policët e terrenit dhe sidomos inspektorët duhet të ndryshohen dhe të kalojnë në zona ku nuk kanë as edhe një lidhje me komunitetin, me biznesin e tyre.

Me braktisjen e zonave, ka mbetur një numur i vogël popullsie dhe inspektori, patrulla , polici është familjarizuar me ata dhe as detyrën nuk bën dotë, asë kriminelin se largon dot nga familja.

Për ata më përpara është detyrimi dhe përgjegjësia ndaj keqbërësit, kriminelit, shkelësit të ligjit, sesa detyrimi ndaj statusit të policit dhe pagesës. Mund të bësh dhe të marrësh çfarë mase e veprim të duash, por ata nuk ndryshojnë dotë as praktik, as medotik, nuk kryejnë dhe nuk bëjnë as një veprim ndryshe nga ajo deri më sot, sepse ndryshon shefin e komisariatit, drejtorin e policisë, apo edhe ministrin.

Nuk është vetëm në Krujë kjo situatë, apo në një zonë ku resurset janë dhe kanë tjetër prurje, por dhe në Ballabanin e Këlcyrës, ku zor se e di njeri ku bie.

Çfarë të bëjë polici apo inspektori në këto raste e situata thoni ju? Të ndeshet me keqbërësit, shkelësit e ligjit, me të fortët e zonës! Jo,jo nuk e bën këtë, pasi ai i ka bashkëfshatarë, të afërm, për ditë e për natë, për mirë e për keq.

Nëse polici bën si duhet detyrën dhe nuk i toleron, nuk i jep informacion, ta harrojë që ata të shkojnë me te kafja e policit. Nuk i shkojnë kurrë familjarisht në supermaketin e familjes së policit. Nuk i japin djathë, jo që polici të shesi te dyqani, po as të hajë. Gruaja dhe fëmijët policit, nuk i kërkojnë llogari a kapë shkelësin e ligjit në darkë , por i duan lekë, vezë, qumësht dhe mishin. Polici nuk pushon dot pa ndihmën e tyre.

Nuk hap dot rrugën ku do dhe ku i duhet. Policit nuk i jep njeri mish për ditëlindjet e tij apo të shefave të tij. Ai (policisë inspektori), ata ka për ditë e për natë, jo ata që venë një herë në tre muaj apo më keq në vit.

Ndaj ndryshimi nuk duhet filluar vetëm me ndryshim e ministrit, po të policit. Më ndryshimin e zonës së shërbimit, staturës dhe performancës së policit.

As rroga, as teknologjia, as masat, as ndryshimet ligjore, as sikur të ndryshojmë të gjithë drejtuesit dhe Qeverinë nuk ndryshojmë dotë gjë, po nuk ndryshuam staturën, vendin e shërbimit të policit dhe inspektorit të zonave, ku mos të kenë as një lidhje farefisnore, gjaku, biznesi.

Lexo më shumë nga

Rama uron 112-vjetorin e Pavarësisë me jehonën e këngës “Për ty atdhe”

Shqipëria feston sot Ditën e Flamurit, 112- vjetorin e Pavarësisë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama uron 112-vjetorin e Pavarësisë me jehonën e këngës “Për ty atdhe”

Shqipëria feston sot Ditën e Flamurit, 112- vjetorin e Pavarësisë.