Jani Vreto, “Gutenbergu i shqiptarëve”

Si sot, më 9 korrik 1900, ndërroi jetë “Gutenbergu i shqiptarëve”, rilindasi Jani Vreto.


Si sot, më 9 korrik 1900, ndërroi jetë “Gutenbergu i shqiptarëve”, rilindasi Jani Vreto.

Mësimet i ndoqi në një shkollë greke në Vurban afër Konicës, kurse nga vjetët 1843-1847 ndoqi gjimnazin e mirënjohur Zosimea në Janinë. Vretoja i ri ndërtoi adhurim të përjetshëm për kulturën helene. Më 1854 u shpërngul në Konstandinopojë, ku i ati merrej me tregti. U kthye në Korçë dhe vijoi tregtitë pranë vendlindjes, por një nga zjarret që shkrumboi gjithë Pazarin e Korçës e la të falimentuar, ndaj u kthye sërish në Stamboll.

Botimi i parë i Vretos ishte “Gramatikë e greqishtes së folur në gjuhën shqipe” (1866). Në vjeshtën e vitit 1877 u bë anëtar themelues i Komitetit qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare dhe punoi aktivisht për përmbushjen e qëllimeve të tij. Në fillim të vitit 1879 u caktua anëtar i komisionit të ngritur nga Komiteti qendror për të vendosur për alfabetin përfundimtar të shqipes. Më 1879 komisioni botoi “Allfabetare e gluhësë shqip”, disa pjesë të së cilës u shkruan nga Vretoja, sidomos një shkrim me titullin “Udhë e të shkruarit të gluhësë shqip”.

Vretoja ishte autor i Kanonizmës së shoqërisë. Në verë të vitit 1881, Vretoja shkoi në Bukuresht që të zgjonte interesimin për lëvizjen kombëtare ndër shumë shqiptarë. Në dhjetor 1884 ai bashkëpunoi për themelimin e shoqërisë Drita të Bukureshtit dhe shërbeu si sekretar i saj. Vetëm në vitin e parë të punës dolën dhjetë libra të tillë, duke përfshirë dy libra të Vretos: “Mirëvetija” (Bukuresht 1886), dhe “Numeratoreja”, (Bukuresht 1886).

Bashkëngjitur, transkriptimi i fjalimit të J. Vretos mbajtur në mbledhjen e Shoqërisë Dituria, 14 janar 1896; ballina e tekstit “Mirëvetija”, përshtatur në shqip nga J. Vretoja, Bukuresht, 1886; kartëpostale e J. Vretos shumëfishuar në Paris nga Nikolla Lako (pas vdekjes së Vretos).

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (Facebook)

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…