Vullnetarizmi për “Lojërat Aziatike Hangzhou” lejon botën të shikojnë një Hangzhou të hapur dhe entuziast

Shërbimet vullnetare për “Lojërat Aziatike Hangzhou” dhe “Lojërat Paraolimpike Aziatike” përfshijnë jo vetëm vullnetarët që shërbejnë në mjediset sporteve, por edhe vullnetarët e qytetit


Me afrimin e “Lojërave Aziatike Hangzhou”, vullnetarët kandidatë për këto lojëra kanë përfunduar trajnimin e veçantë dhe atë në grupe në vendet e caktuara.

Në fillim të këtij viti, përfundoi rekrutimi dhe përzgjedhja fillestare e vullnetarëve kandidatë për “Lojërat Aziatike Hangzhou” dhe “Lojërat Paraolimpike Aziatike”. Janë rekrutuar gjithsej më shumë se 40 mijë kandidatë, ndërsa trajnimi i përgjithshëm i tyre dhe provimet kanë përfunduar në fund të marsit. Aktualisht, trajnimi në vendin e aktivitetit dhe ai në punë kanë përfunduar gjithashtu.

Foto nga VCG

Hu Xiaowei, një vullnetar kandidat për “Lojërat Aziatike Hangzhou” tregon se kanë kaluar shumë trajnime, si ai i Kryqit të Kuq, trajnimi për personat me aftësi të kufizuara, i anglishtes së folur, trajnimi fizik etj. “Besoj se këtë herë mund të punojmë së bashku dhe kontribuojmë për organizimin me sukses të Lojërave Aziatike”.

Wang Ling, një vullnetar tjetër kandidat për “Lojërat Aziatike Hangzhou” tha se shpresonte që të shfrytëzonte sidomos aftësitë e tij gjuhësore, duke i treguar botës një Hangzhou të hapur dhe entuziast.

Foto nga VCG

Sipas Lu Chunjiang, zv.komandant ekzekutiv i ekipit operativ të stadiumit në Qendrën Olimpike Sportive të Hangzhout, vullnetarët do të njihen shpejt me çdo cep të vendeve të punës si dhe planet e operimit në këtë qendër. Më vonë do të zhvillohen forma të ndryshme stërvitjesh provë, derisa vullnetarët kandidatë të hyjnë në ngarkesën e vërtetë.

Në fund të korrikut, vullnetarët kandidatë do të përzgjidhen përfundimisht dhe do të kryejnë zyrtarisht regjistrimin. Përpara se të marrin detyrat e tyre, vullnetarët fitues do të marrin pjesë gjithashtu në një sërë stërvitjesh pune dhe trajnimesh intensive, për të siguruar që ata të mund të ofrojnë shërbime të standardizuara dhe profesionale për Lojërat Aziatike.

Shërbimet vullnetare për “Lojërat Aziatike Hangzhou” dhe “Lojërat Paraolimpike Aziatike” përfshijnë jo vetëm vullnetarët që shërbejnë në mjediset sporteve, por edhe vullnetarët e qytetit. Ato do shpërndahen në çdo cep të Hangzhout, duke ofruar udhëzime, konsultime informacioni, shërbime dhe ndihmë për njerëzit me aftësi të kufizuara etj. Për t’i ofruar më mirë shërbimet vullnetare, “Stacioni V për Lojërat Aziatike” (Asian Games Youth V Station) është shpërndarë gjithashtu edhe në pjesë të ndryshme të Hangzhout.

Foto nga VCG

Në Hangzhou, 521 stacionet “V” me ngjyrat karakteristike pothuajse kanë përfunduar, ndërsa 74 stacione demonstrimi të vendosura në zona të mbushura me njerëz kanë nisur funksionimin provë.

Shkronja “V” e stacioneve vjen nga “volunteer” në anglisht, që tregon funksionin kryesor të shërbimit vullnetar; në të njëjtën kohë, ajo simbolizon edhe gjestin e fitores, duke përfaqësuar mbështetjen për “Lojërat Aziatike Hangzhou” dhe “Lojërat Paraolimpike Aziatike” si dhe urimet më të mira për vendet pjesëmarrëse dhe të ftuarit.

Rreth 30% e këtyre stacioneve janë të sapondërtuara dhe pjesa më e madhe e tyre janë rikonstruktuar nga objektet e shërbimit urban. Stacionet përfshijnë pajisje të ujit të pijshëm, kuti të ndihmës së parë, çadra të mirëqenies publike, harta udhëzuese, etj. Stacioni mund të ofrojë udhëzime trafiku, konsultime informacioni, ndihmë emergjente, shërbime gjuhësore, promovim kulturor të Lojërave Aziatike dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara etj.

Tani vullnetarët për stacionet po zhvillojnë trajnimin

Foto nga VCG

Fu Jing, përgjegjësja për projektin “Stacion V” pranë Qëndrës së Punës së Vullnetarëve të Hangzhout, tha se kemi zhvilluar gjithsej 3 kategori dhe 7 kurse shërbimi vullnetarësh. Për shembull, etika ndërkombëtare e shërbimit vullnetar, kurse humaniste për Azinë, apo mbi historinë dhe kulturën e qytetit Hangzhou dhe provincës Zhejiang, kanë përmirësuar cilësinë profesionale të vullnetarëve.

Mësohet se më 20 gusht, 521 stacionet “V” do të nisin shërbimet për të mirëpritur hapjen e “Lojërave Aziatike Hangzhou”. (Çang Çuo)

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.