Shqipëria ka forcuar transparencën e rregullimeve ligjore dhe ka përmirësuar rregullimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve jofinanciare

Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme.


Shqipëria ka përmirësuar masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit, përfundon MONEYVAL në një raport pasues të publikuar sot. Raporti zbulon se Shqipëria ka përmirësuar përputhjen me Rekomandimin 25 (transparenca dhe rregullimet ligjore mbi pronarët përfitues) dhe 28 (rregullimi dhe mbikëqyrja e bizneseve dhe profesioneve të caktuara jofinanciare) të Task Forcës së Veprimit Financiar. Vendi është rivlerësuar në këto dy rekomandime nga “Pjesërisht në përputhje” në “Kryesisht në përputhje”.

 

Që nga qershori 2022, Shqipëria mori masa shtesë të cilat adresuan mangësi të rëndësishme në lidhje me administruesit e besuar që i nënshtroheshin kërkesave në kuadër të luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, dhe aksesin e thjeshtësuar në informacionin mbi pronarët përfitues për autoritetet kompetente.

 

Për më tepër, Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Autoriteti licencues për noterët tani është i autorizuar të revokojë licencat për shkelje të legjislacionit kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Shqipëria prezantoi gjithashtu mbikëqyrjen e bazuar në rrezik mbi agjentët e pasurive të paluajtshme.

 

Në përgjithësi, Shqipëria ka bërë përparim në adresimin e shumicës së mangësive të përputhshmërisë teknike të identifikuara në Raportin e saj të Vlerësimit të Ndërsjelltë të vitit 2018. Nga 40 rekomandime, Shqipëria ka aktualisht:

 

6 rekomandime të vlerësuara në Përputhje;

31 rekomandime të vlerësuara Kryesisht të Përputhje;

2 rekomandime të vlerësuara Pjesërisht në Përputhje dhe 1 i Pazbatueshëm.

Shqipëria pritet të raportojë pas dy vitesh në MONEYVAL për progresin e mëtejshëm të bërë drejt forcimit të sistemit të saj Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit.

__________

Burimi: BE në Shqipëri

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.