Paraja dominon edhe te vdekjet!

Jetojmë vërtet në kohë të egër, kapitalizmi ka pushtuar pothuajse gjithçka.


Nga Mimoza Prifti

Mbremjen e djeshme u takuam me disa miq te vjeter shqiptare, miqesi e hershme nga vitet e punes ne Tirane.
Kohe e gjate qe nuk ishim takuar ne grup, si gjithmone ne raste te tilla kersheria dominon dhe dikton bisedat.

Bisedat kaluan nga nje teme ne tjetren.
Zgjodha rolin e degjueses pa dashur te ushqej kuriozitetin e tepruar, pa dashur te perball mendimet apo idete, pa dashur te ngjall diskutim te panevojshem.

Nje nga zonjat hapi temen e “Titan-it”, 5 pasanikeve qe u mbyten prane Titanikut.

Une qe deri ate cast nuk kisha folur, harrova rolin e degjueses, tregova lajmin me te fundit qe kisha lexuar:
Mbi 300 njerez te varfer nga Senegali, te humbur ne det ne udhetimin e tyre drejt Spanjes.

Cuditerisht per keta qindra njerez qe humbin oqeanit askush nuk vihet ne kerkim, mjaftohen me nje lajm te shkurter e te transmetuar teper qete.

Pra paraja dhe pas vdekjes dominon emrin dhe vendprehjen e tyre.

– Eshte kapitalizem moj Moza, ma kthen zonja duke qeshur. Dhe kapitalizmi te pi gjakun, apo e ke harruar kapitalizmin qe kemi studiuar ne fakultet.

Jane jete njerezish, ja ktheva qete. Apo dhe jetet i perkasin kapitalizmit?

– Ti Moza, gjithmone ke patur mendime komuniste, ma kthen i shoqi i saj, vetem ne komunizem jetet dhe vlerat e njeriut barazpeshojne. Sinqerisht ta them, je komuniste me kete humanizem. Zgjohu nga gjumi, behu neutrale ne ndjesi, behu komformiste sic jemi te gjithe. Keshtu dikur, keshtu dhe sot ti, kush po pyet sa po mbyten, varu trasten po s’fut gje ne trasten tende.

Qesha me shpirt, nuk u mbaj meri miqve.

Jetojme vertet ne kohe te eger, kapitalizmi ka pushtuar pothuajse gjithcka.

Aty ku nuk ka mundur akoma te pushtoje mendjen dhe shpirtin, sipas kapitalizmit aty lulezon i eger komunizmi.

Sa e veshtire qenka te shohesh e te mendosh ndryshe, sa e veshtire qenka te ndjesh dhimbjen njerezore dhe ta shprehesh ate, sa e veshtire qenka te mos jesh pjese e turmes.

Sa veshtire qenka te jesh “delja e zeze” ne turmen e “mencur” kapitaliste.

****

Dita e djeshme, ishte dita qe mberrita ne Kanada, mbi dy dekada para. E ndava kete dite me miqte kapitaliste shqiptaro kanadeze, me miqte e integruar me se miri me etiken dhe jeten e ketij vendi.

Sepse mendjen dhe shpirtin nuk ta jep vendi, as boshtin dhe as dinjitetin; ne se i ke, ato te perkasin ty dhe vetem ty.

Mendimet dhe idete jane personale, respekti njerezor eshte ai qe mban miqesi e shoqeri.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…