“Mažoretknija” e Malit të Zi dhuron spektakël fantastik në Tiranë!

Nisi java e kulturës së Malit të Zi, e mbushur me aktivitete kulturore, filma me autor malazez, koncerte e festa.


Nga Dash Frashëri, botues TiranaDiplomat.com

Nis me një spektakël fantastik në kryeqytet Java e Kulturës së Malit të Zi. Një javë e mbushur me aktivitete kulturore, filma me autor malazez, koncerte e festa, të cilat kanë si qëllim që qytetarët shqiptarë të prekin nga afër vlerat kulturore, artistike e jo vetëm të vendit fqinjë, Malit të Zi.

 

E kam pritur me interes Javën Kulturore të Malit të Zi, vendit fqinj, i cili po njeh një zhvillim shumë dinamik, sidomos në aspektin turistik, ku arkëton shumë marramëndëse, nëse do të niseshim për nga formati gjeografik dhe demografik.

Një bisedë e ngrohtë dhe informuese me zv.ambasadorin e Malit të Zi, Pavel Karinikic, i cili “zbulon” edhe disa nga “sekretet” e Javës, dhe vecanërisht të ekspozitës të kostumeve popullore të vendit fqinjë.

Java e Kulturës së Malit të Zi, nis zyrtarisht me takimin midis dy ministreve të Kulturës: Elva Margariti dhe Maša Vlaović, në Ministri – ku nuk mungoi edhe shkëmbimi tradicional i dhuratave simbiolike – dhe më pas me një konferencë shtypi shumë interesante tek instalacioni “Reja”.

 

??Një atmosferë feste në Tiranë në hapjen e Javës së Kulturës së Malit të Zi, që e çelëm bashkë me ministren e Kulturës dhe Medies Maša Vlaović .

Javët Kulturore Ndërkombëtare
Ministarstvo kulture i medija Crne Gore

#ministriaekulturës #jkn #kultura2023

Posted by Elva Margariti on Monday, July 10, 2023

Java e kulturës së Malit të zi e cila nisi sot me paradën tradicionale “Mažoretknija”, ku performon një bandë muzikore dhe një grup vajzash shumë entuziaste në versionin “chearleader”.

Parada “mažoretkinja” është një traditë shumëvjeçare që zhvillohet në Malin e Zi. Kostume, kërcime dhe traditë të bashkuara në një ecje të koordinuar

Spektakël i jashtëzakonshëm. Qindra të pranishëm në Pedonalen e Toptanëve, përfshirë edhe turistë të huaj shijojnë shfaqjen dhe bëjnë videoregjistrime me celularet e tyre, ashtu si dhe unë.

Ekspozita e kostumeve popullore malazeze është shumë interesante dhe e pasur, me një ngjashmëri jo të vogël me kostumet shqiptare. Në fakt, ka dhe kostume të shqiptarëve të Malit të Zi.

Gjithcka është organizuar në mënyre perfekte, sic janë dhe marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

Java e kulturës së Malit të Zi, nisi sot dhe përfundon më 14 korrik 2023.

Ekspozita të libra të shkrimtarëve të njohur malazezë; shfaqjen e dy filmave të prodhuar në Malin e zi dhe në fund, java e Malit të Zi do të mbyllet me koncertin e kuartetit të harqeve të Orkestrës Simfonike të Malit të Zi.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…