Begaj dekreton pesë ambasadorë të rinj, Ervin Bushati në SHBA

Dekretohen ambasadoret ne SHBA, Gjermani, Turqim, Azerbajxhan, Mali i Zi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin nga detyra të pesë ambasadorëve dhe emërimin në vend të tyre të 5 ambasadorëve të rinj, sipas propozimit të bërë nga qeveria.

Sipas njoftimit të Presidencës, Begaj, ka liruar nga detyra ambasadorët Ridi Kurtezi, që ishte kryediplomat në Malin e Zi. Floreta Faber ambasadore në SHBA, Kastriot Robo, i cili mbante detyrën e kryediplomatit në Azerbajxhan, Adia Sakiqit, që mbante pozicionin e diplomates në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta. Dhe po ashtu dekretoi lirimin nga detyra të Artur Kukos, që ishte ambasador në Republikën Federale të Gjermanisë.

Në vend të tyre, sipas propozimit të ardhur nga qeveria, Presidenti emëron ambasador në SHBA, Ervin Bushatin. Në Malin e Zi, emërohet Zhaklina Peto. Adia Sakiqi, emërohet Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë. Ridi Kurtezi në Emiratet Arabe dhe Blerta Kadzadej, në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.

Në njoftimin e Presidencës bëhet me dije se vendimi vjen në zbatim të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të Kreut të Shtetit, bazuar në nenin 92, shkronja “dh”, nenin 93 të Kushtetutës, si dhe nenin 26, pika 2 të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë” me propozim të Kryeministrit, dekretoi lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve si më poshtë vijojnë:

  1. Lirohet me Dekret nr. 103 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.
  2. Lirohet me Dekret nr. 104 datë 10.7.2023 z. Artur Kuko nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.
  3. Lirohet me Dekret nr. 105 datë 10.7.2023 z. Kastriot Robo nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën Islamike të Iranit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.
  4. Lirohet me Dekret nr. 106 datë 10.7.2023 znj. Floreta Faber nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.
  5. Lirohet me Dekret nr. 107 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Vendeve të Ulëta, rezident, dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë pranë Organizatave për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), jorezident.
  6. Emërohet me Dekret nr. 108 datë 10.7.2023 znj. Zhaklina Peto, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Malin e Zi, rezident.
  7. Emërohet me Dekret nr. 109 datë 10.7.2023 znj. Adia Sakiqi, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë, rezident.
  8. Emërohet me Dekret nr. 110 datë 10.7.2023 znj. Blerta Kadzadej, Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në Republikën Islamike të Afganistanit dhe në Republikën e Kazakistanit, jorezident.
  9. Emërohet me Dekret nr. 111 datë 10.7.2023 z. Ervin Bushati Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezident, dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Meksikës, Republikën e Panamasë, Republikën Domenikane, Republikën e Guatemalës dhe në Republikën e Kosta Rikës, jorezident.
  10. Emërohet me Dekret nr. 112 datë 10.7.2023 z. Ridi Kurtezi Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, rezident.

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.