Taulant Balla dekretohet ministër i Brendshëm
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Taulant Ballës, ministër të Brendshëm.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Taulant Ballës, ministër të Brendshëm.
Dekreti vjen pas propozimit të kryeministrit Edi Rama, i cili bëri të ditur të shtunën pasdite përmes një njoftimi në rrjetet sociale, shkarkimin nga detyra të Bledi Çuçit si ministër i Brendshëm.
Rama propozoi në detyrën e ministrit të Brendshëm Taulant Ballën, ndërsa uroi që ky i fundit të çojë më tej përpjekjen e palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.