Sekretarja e Departamentit amerikan të Thesarit viziton Kinën me synim për marrëdhënie më të plota

Sekretarja e Departamentit amerikan të Thesarit, Janet Yellen, po viziton Kinën


Nga Dr. Enriko Ceko

Sekretarja e Departamentit amerikan të Thesarit Janet Yellen po viziton Kinën. Yellen mbërriti në Pekin të enjten pasdite, për një vizite katër ditore përgjatë së cilës do diskutohen aspekte dhe çështje të fushës së ekonomisë, tregtisë, zinxhirit të furnizimit, lëvizjes së mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, financimit dhe siguracionit të eksport-importeve, etj.

Në fakt, Yellen e filloi këtë vizitë duke patur një takim më parë me ambasadorin kinez në Shtetet e Bashkuara Xie Feng, i cili i parashtroi asaj çështjet kryesore të Kinës në fushat ekonomike dhe tregtare dhe i kërkoi palës amerikane t’i marrë seriozisht dhe të ndërmarrë veprime për t’i zgjidhur ato.

Kryeministri kinez Li Qiang u takua me sekretaren e Departamentit amerikan të Thesarit Janet Yellen/Xinhua

Kjo vizitë është në vazhdën e vizitave të shumta që zyrtarë të lartë amerikanë po bëjnë në Kinë, mjafton që të përmendim se vetëm dy javë më parë Pekinin e vizitoi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Gjatë vizitës së saj në Pekin, Yellen takoi zëvendëskryeministrin e Kinës, He Lifeng, me të cilin u diskutuan në mënyrë të plotë, konstruktive dhe pragmatike në lidhje me (1) zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të dy krerëve të shteteve të bërë në Bali, (2) për situatën ekonomike dhe financiare të dy vendeve dhe botës, (3) si dhe për bashkëpunimin për t’ju adresuar sfidave të përbashkëta globale.

Në këtë takim, pala kineze shfaqi mendimin e saj të sinqertë se përgjithësimi i sigurisë kombëtare nuk është filozofi e favorshme për shkëmbimet normale ekonomike dhe tregtare, pasi sanksionet dhe masat kufizuese të SHBA-së kundër Kinës në fakt dëmtojnë më shumë ekonominë amerikane se sa atë kineze, e cila ka se ku të eksportojë produkte, shërbime dhe kapital, edhe nëse tregu amerikan nuk do ketë mundësi t’i thithë ato. Në lidhje me këto çështje pala amerikane theksoi se është momenti i përshtatshëm që komunikimi dhe bashkëpunimi për sfidat globale të intensifikohen dhe të ruhen e zhvillohen edhe më tej shkëmbimet.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen u takua me ekonomistet kineze në darkën/CFP

Gjithashtu, Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen deklaroi se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë plane të shkëputin ekonominë amerikane nga Kina”. Ajo thksoi se “Uashingtoni kërkon bashkëpunim për çështjet kryesore globale”.

Në fakt, Yellen duket se mezi e ka pritur këtë vizitë në Pekin, pasi ajo deklaroi që përpara vizitës me një ton shumë më të ngrohtë se sa toni i deklaratave të disa zyrtarëve të tjerë amerikanë se “shpreson të udhëtojë në Kinë për të takuar homologët e saj të rinj”.

Në Pekin ajo u prit nga Ministri kinez i Financave Liu Kun. Në këtë takim u shkëmbyen pikëpamjet e palëve për (1) situatën makroekonomike në të dy vendet dhe në botë, (2) politikat fiskale të dy vendeve dhe (3) adresimin e sfidave globale.

Është e qartë për të tërë se një marrëdhënie e shëndetshme dhe e qëndrueshme Kino-Amerikane është në përputhje me interesat e përbashkëta të të dy vendeve dhe është gjithashtu pritshmëri e përbashkët e komunitetit ndërkombëtar.

Tashmë pikëpamja që predominon globalisht është se të dy shtetet që po drejtojnë sot ekonominë botërore duhet që të përdorin veprime për të eliminuar ndërhyrjet, për të manaxhuar dallimet dhe për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin me sinqeritet, në mënyrë që të promovojnë më shumë qendrueshmëri dhe më shumë siguri në shkallë transnacionale, në mënyrë që të tërë të ndjekin rrugën e duhur dhe të shumëpritur.

Me shumë rëndësi paraqitet edhe takimi që ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara, Xie Feng, pati me ish-sekretarin e shtetit të SHBA-së, Henry Kissinger të premten në Kent, Konektikat, me rastin e 100-vjetorit të tij. Kissinger njihet si një pionier dhe kontribuues i përjetshëm në marrëdhëniet Kinë – SHBA. Në intervistën e tij të fundit me “The Economist”, Kissinger ka delaruar se “Fati i njerëzimit varet nga fakti nëse Amerika dhe Kina mund të shkojnë mire”.

Marrëdhëniet kino-amerikane nuk janë thjesht marrëdhënie midis dy vendeve apo dy qeverive. Këto marrëdhënie janë shumë të rëndësishme për të tërë botën dhe njerëzimin, kështu që është momenti më i përshtatshëm që të bëhen përpjekje për konsensus dhe për eksplorimin e rrugëve më të duhura që Kina dhe SHBA të arrijnë të merren vesh dhe të manaxhojnë arritjen e dakordësive dhe zhvillimin e tyre mbështetur në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit të favorshëm, duke pranuar dallimet e natyrshme midis palëve, të promovojnë bashkëpunimin dhe të përpiqen edhe për më shumë përfshirje të aleatëve të tyre në këtë proces dhe duket se edhe pala amerikane mendon se dialogu i hapur është është thelbësor për zhvillimin e një marrëdhënieje me Kinën.

Yellen mbajti deklaratën gjatë vizitës në Kinë/CFP

Edhe deklarata e Yellen gjatë vizitës së saj në Kinë se “SHBA kërkon konkurrencë të shëndetshme ekonomike në mënyrë që të tërë palët të kenë përfitime dhe se marrëdhëniet ekonomike të nevojshme dhe konstruktive duhet të mbrohen” tregon se qasja e saj është e ndryshme dhe më praktike, por që në fund të fundit është një qasje më e natyrshme dhe më normale krahasuar me ndonjë variant tjetër deklaratash të stilit amerikanë të kohëve të fundit.

Kjo deklaratë vjen pas një periudhe kur marrëdhëniet Kinë-SHBA janë përballur me sfida të rëndësishme dhe janë karakterizuar edhe nga përshkallëzimi i tensioneve në fronte të ndryshme, duke përfshirë tregtinë, tarifat dhe konkurrencën teknologjike. Kjo është arsyeja kryesore që të dy palët t’u qasen këtyre çështjeve me kujdes, qartësi dhe në mënyrë të hapur, që të rivendoset stabiliteti, të zgjerohet dialogu produktiv dhe të identifikohen fushat me interes të ndërsjellë dhe me rëndësi globale për bashkëpunim.

Gjatë qendrimit të Yellen në Kinë, Kryeministri kinez Li Qiang e takoi atë në Pekin, në 7 korrik 2023, në një pritje zyrtare në të cilën u diskutuan çështjet e rëndësishme të zhvillimit të dy vendeve dhe mundësive për një ecuri të përbashkët drejt zhvillimeve globale, pa patur frikë se Kina po zhvillohet shumë shpejt dhe SHBA nuk do të mund t’a ndjekë atë në të ardhmen e afërt dhe në vazhdimësi.

Edhe pse vizita e Yellen në Pekin është sfiduese për vetë sekretaren amerikane të Thesarit, dhe edhe pse kjo vizitë nuk do të mund të ndryshojë gjërat për 24 orë, ajo është një vizitë e rëndësishme dhe jo thjesht simbolike, pasi është një hap i mirë për fillimin nga pala amerikane të përpjekjeve për të eksploruar rrugët për angazhim konstruktiv dhe zbuluar fusha të mundshme bashkëpunimi, duke lënë pas qasjet konfrontuese, duke krijuar bazat për një politikë më racionale dhe më të ekuilibruar të Uashingtonin ndaj Kinës. Kjo vizitë në fund të fundit tregoi se të dy palët janë të vetëdijshme për varësinë e ndërsjellë që ekziston dhe e kuptojnë domosdoshmërinë e bashkëpunimit për çështje të ndryshme ndërkombëtare dhe globale. Duket se të dy palët janë të prirura që të shmangin një konfrontim të gjithanshëm diplomatik që mund të rrezikojë aftësinë e tyre për të bashkëpunuar në mënyrë efektive.

Lexo më shumë nga

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dumani: Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë

Aplikacionet Sky ECC dhe Encrochat ekspozuan lidhjet e krimit me politikën, drejtësinë dhe Policinë.