Paqja me sytë nga Samiti i NATO-s në Lituani!
Në Samitin e Lituanisë, 31 vendet janë të destinuar të nënshkruajnë NATO-n e Epokës/Gjeneratës së Re
Nga Gjeneral ® Piro AHMETAJ
Siç është gjerësisht e njohur, sot dhe nesër (11-12 Korrik 2023), në Vilnus, Lituani po mbahet Samiti i 37 i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO). I ftuar/privilegjuar për ta ndjekur nga “Forumi Ekspertëve të Këshillit të Atlantikut”, po ndaj një përmbledhje me mesazhe strategjike nga ky Samit historik për të ardhmen e Aleancës Euroatlantike:
Që në fillim të herës, duhet ta nënvizoj që ky Samit nuk është kurrësesi një “mbledhje rutinë e radhës” por ngjarja më madhore që ka patur Aleanca që prej themelimit të saj (4 Prill 1949). Kjo pasi, në këtë rast, krerët e 31 shteteve anëtare, mblidhen për të demonstruar vullnetin, kohezionin, fuqinë ushtarake dhe vendosmërinë e fitores së luftës në Ukrainë si dhe bashkë me të domosdoshmërinë jetike të transformimit (në mos të rithemelimit) të Aleancës.
Thënë këtë, mjafton të sjellim në vëmendjen që NATO në 24 vitet e fundit është dyfishuar me numrin e vendeve anëtare (nga 16 ne 31/2 përfshi së shpejti Suedinè) ndërsa nga gjithësej 37 Samite, 27 prej tyre janë zhvilluar mbas 1990. Kështu, harta e zgjerimit dhe numri Samiteve mbas 1990 flasin më fortë se të gjitha fjalimet në Vilnus, jo vetëm për ndryshimet e paparashikuara të natyrës së kërcënimeve por edhe pritshmërive ndaj NATO -s si: “Aleanca më e fuqishme e historisë së njerëzimit”, të cilat mbas preçedentit të “luftës për/me Ukrainën” janë më të mëdha se kurrë më parë në historinë e Saj 74 vjeçare.
Po pse, pikërisht në Samitin e Lituanisë, krerët e 31 vendeve anëtare janë të destinuar të nënshkruajnë NATO-n e Epokës/Gjeneratës së Re, ose për më qartë, të vulosin ri-themelimin e Aleancës ?
Së pari, për herë të parë pas përfundimit të luftës së dytë botërore (9 Maj 1945) dhe luftës së ftohtë (1990), prej 24 Shkurtit 2022 Europa dhe bashkë me të NATO, po përballen me pasojat e riciklimit të luftës klasike, ose të ndryshimit e kufijve shtetërore të një shteti Sovran me fuqinë e armëve vrastare (agresioni neo-nazist i Rusisë – Putiniste kundër Ukrainës). Në këtë mjedis të sigurosë, prioriteti gjeostrategjik, në mos jetik i NATO-s mbetet rikthimi i Aleancës te programet e modernizimit të kapaciteteve/aftesive konvencionale, përfshi të fuqisë bërthamore/deterrence (të frenimit, shkurajimit dhe të shpagimit/hakmarrjes ndaj armiqëve potencialë).
Prandaj mbas këtij Samiti, numuri i Forcave të Gadishmërisë së Lartë, po planizohet të arrijë në reth 300 mijë trupa ushtarake (si asnjëherë në historinë 74 vjeçare të Aleancës), si dhe do të dyfishohen kapacitetet e luftimit të fuqisë Ajrore dhe Detare e Aleancës, të afta për të garantuar mbrojtjen e tërësisë kolektive/përbashkët të 31 vendeve (artikulli-5) nga dy kërcënimet bazë, “Rusisa dhe terrorizmi”!
Së dyti, ky Samit është i destinuar në mos i “detyruar të bëjë histori pasi mbahet mbas 500 ditë luftimesh të përgjskshme ndaj agresorëve të Rusisë – Putiniste që siç është provuar katërcipërisht, mbetet i tillë jo vetëm kundër sovranitetit teritorial të Ukrainës, por edhe ndaj kredibilitetit të rendit global të sigurisë; ndaj status-quosë dhe interesave gjeopolitike të ShBA/NATO; ndaj kufijve të demokracisë si dhe ndaj vlerave perëndimore.
Prandaj, pa asnjë mëdyshje në këtë Samit, NATO do të demonstrojë fuqinë e pakonkurueshme dhe mbështetje të gjithanshme për kundërofensivës së Ukrainës, përfshi me mbi 100 miliard € armatime të gjeneratës se fundit (nga SHBA, UK, Poloni, Norvegji dhe pothuaj të gjitha vendet e tjera të NATO-s). Po ashtu, në Samit do të “inagurohet” ose ri-Institucionalizohet “Këshilli NATO – Ukrainë” me qëllim për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të Ukrainës në Aleancë.
E thënë shkurt: “për ShBA/NATO nuk ka opsion tjetër veç fitores së luftës në Ukrainë”. Për më tepër, të gjithë faktorët dhe 31 anëtarët e NATO-s janë të vendosur dhe besimplotë se, bashkë me humbjen e Luftës në Ukrainë, Rusia – Putiniste po diskreditohet si dhe do të humbas peshën gjeopolitike në botë, fatmirësisht përfshi edhe në Detin e Zi, Ballkanin Perëndimor, Mesdhe, etj.
Së treti, Samiti i Lituaisë, zhvillohet jo vetëm në kohën e duhur por edhe si një domosdoshmëri kritike: “për të adaptuar dhe modernizuar konceptin, qasjen, mekanizmat, fuqinë si dhe kapacitetet e Aleancës bazuar në parimin e “ndarjes së barrës dhe rritjen në minimumi 2 % të buxhetit të mbrojtjes”; por edhe forcimin e marrëdhëniet trans-atlantike në mënyrë që NATO të mbetet e aftë dhe e pathyeshme për tu përballur me çdo kërcenim, në çdo kohë, ndaj kujdo armiku potencial si dhe nga çdo drejtim që të vijnë”.
Për ta bërë sa më të qartë këtë mesazh të pritshëm të Samitit, po citoj Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Z. Jens Stoltenber, i cili një ditë para Samitit, “2 % të GDP-së e cilësoi si minimum” ndërsa kujtojmë që përgjatë 25 viteve të fundit 2% ka qënë vetëm një objektiv mjaft i debatueshëm por dhe i papërmbushur nga shumicën derrmuese të vendeve anëtare. Nga ana tjetër vlen gjithashtu të përmendim faktin që gjatë vitit 2023 buxheti i mbrojtjes për vendet e Europiane/Kanada, ka patur rritjen më të madhe të dekadës se fundit (8.3 %) pa përfshirë USA, e cila këtë vit ka arritur buxhetin rekord me rreth 1 trilion dollarë. Po ashtu këto vende (Europiane/Kanada) kanë rritur me rreth 450 miliard € investimet në programet e mbrojtjes prej vitit 2014.
Së katërti, Samiti do të kkonfirmojë edhe më fortë “politikën e dyerve të hapura” (zgjerimit) me Suedinë së shpejti dhe me Ukrainën, Gjeorgjinë, si dhe forcimin e partneritetit strategjik jo vetëm me BE, por edhe me vendet me “status të privilegjuar” si Australinë, Zelandën e Re, Korene e Jugut, të cilët, janë ftuar zyrtarisht për të marrë pjesë në Samit.
Së pesti, në këtë Samit, do ketë mesazhe të forta edhe për 5 vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi domosdoshmërinë kritike të zhvillimit të frymës dhe Masave të Mirëbesimit Reciprok (CSBM) si dhe të dialogut pa kushte për paqen, stabilitetin demokratik dhe axhendën e integrimit Euroatlantik të Rajonit.
Janë dy definicione brilante, nga dy personalitete të mirënjohura si dhe me kontribute historike për “rendin global të sigurisë”, që veçmas, por sidomos së bashku, i kam përzgjedhur si mesazhe përmbyllëse të këtij Samiti historik: “NATO është aq e fortë sa hallka më e dobët e zinxhirit të Saj” si dhe të Ish-Presidenti i SHBA John Kennedy në hapjen së Konferencës se Munihut, 60 vjet me parë: “Ti hedhim sytë përtej rreziqeve të së sotmes, te shpresat e së nesërmes”!
Prandaj, në Samin e Vilnusit, Kreret e 31 shteteve anëtare janë të “të destinuar në mos të imponuar të nënshkruajnë dhe shenjtërojnë projektin e Aleancës së Erës së Re”. Kjo pasi jam shpresëplotë se në këtë Samit do të ri-Konfirmohet Leadership i fortë, përgjegjshmëri e lartë, vullnet, kohezion si dhe projektet, programet dhe mbështetja e financiare (minimumi 2 % e GDP-së) për modernizimin kapaciteteve të afta të përballjen me rreziqet konvencionale (artikulli 5), me terrorizmin si dhe me kërcënimet ndaj paqes, lirisë, prosperitetit dhe stabilitetit demokratik dhe interesave të Aleancës në hapësirën Euroatlantike.
Në shtesë, në kapacitetin e Ekpertit për çështjet e Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s, po parashtroj reciprokisht edhe 5 rekomandime strategjike për sa qëndrimet dhe angazhimet e RSh në këtë dhe përtej këtij Samiti:
- Kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar (krah të ShBA-ve) për të gjitha vendimarrjet, projektet dhe operacionet e Aleancës në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen “më shumë se modeste” ndaj Ukrainës; rol/vend lider në promovimin e paqes, stabilitetit demokratik, interesave gjeopolitike dhe axhendes Euroatlantike në rajon. Po ashtu, mbështet projektet e përbashketa ndaj të kërcënimeve asimetrike të sigurisë: “terrorizmi, rreziqet kibernetike, krimi i organizuar, siguria e mjedisit, emergjencat civile, etj”!.
- Të konfirmojë përmbushjen e angazhimit për të arritur në “minimumi 2 %” GDP-së prej 2024 e në vazhdim”, me synimin e zhvillimit të kapaciteteve të afta për përballimin e rreziqeve ndaj sigurisë së qytetarëve dhe shoqërisë, si dhe përmbushjes së detyrimeve në kuadër të NATO-s.
- Mbështetjen dhe promovimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës, për anëtarësim në NATO, duke konfirmuar se kjo “qasje e mëncur” zgjeron hartën e paqes së qëndrueshme në Rajon dhe më gjerë.
- Të përmbush të gjitha përgjegjësitë që i përkasin vendit pritës (Host Nation), deri në përfundimin e projektin të Bazës Ajrore të Kuçovës, etj, detyrime që burojnë nga marrëveshja mbi statusin e forcave (SOFA), protokolli i Parisit, etj të nënshkruara nga vendi ynë në 2012.
- Të konfirmojë vullnetin dhe vendosmërinë e Tiranës Zyrtare për transformimin e Sistemit të Sigurisë Kombëtare, në përputhje me atë të mbrojtjes kolektive të Aleancës, duke perditësuar dhe modernizuar konceptin (SSK), balancat e pushteteve, strukturat, kapacitetet operacionale, bashkë me këto mekanizmat dhe mirënjohjen institucionale ndaj ShBA/NATO si dhe kulturën Euroatlantike të bashkëpunimit.
Së fundmi, por jo nga rëndësia, në këtë udhëtim/përpjekje me interesa të larta kombëtare, “nuk vlejnë as privatizimi i dashurisë për mëmëdheun dhe as i axhendës Euro-Atlantike; as fryma sovranisto-ballkanike dhe as mungesa dëshpëruese e projektit të rindërtimit të opozitës zyrtare (përtej luftës diskretituese për proçedurat, vulën dhe bravat)”, por peshohen vetëm dashuria dhe përunjësia për vendin; përkushtimi në ushtrimin e detyrave shtetërore dhe përgjegjësia e lartë ndaj interesave mbarë-kombëtare; besimi në vlerat Euruatlantike, mirënjohja dhe “bekimi” ndaj/nga partneritetit strategjik me SHBA,NATO-n.
* Ekspert për SK, Rajonin & NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut,
Ish: Këshilltar i Presidentit të RSh & Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Kombëtar Ushtarak në NATO.