Ambasadorja Hajdaraga nderohet me çmim nga Prefekti i Qarkut të Atikës

Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi u nderua për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe artit


Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga, u nderua me një çmim për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe artit nga Prefekti i Qarkut të Atikës, Giorgos Patoulis.

Ambasadorja Hajdaraga mori pjesë në çeljen e edicionit të parë të Festivalit NdërBallkanik të Dramës Antike në Athinë, mbajtur me iniciativë të Prefektit të Qarkut të Atikës, z. Giorgos Patoulis-Περιφέρεια Αττικής, me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërballkanik në fushën e teatrit, me fokus në Dramën Antike.

Në ditën e tretë të këtij Festivali, Shqipëria u përfaqësua nga Teatri ‘‘Migjeni’’ Shkodër, me veprën “Hekuba” të Euripidit, me regji të Enke Fezollari, përkthyer në shqip nga Eleana Zhaku, ku të pranishëm ishin Ambasadorja Hajdaraga, Zëvëndës Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, znj. Nina Guga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva, si dhe diplomatë të Ambasadës Shqiptare.

POSTIMI I AMBASADES SHQIPTARE NE GREQI

Ambasadorja znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në çeljen e edicionit të parë të Festivalit NdërBallkanik të Dramës Antike në Athinë, mbajtur me iniciativë të Prefektit të Qarkut të Atikës, z. Giorgos Patoulis-Περιφέρεια Αττικής, me qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërballkanik në fushën e teatrit, me fokus në Dramën Antike.

Gjatë kësaj ceremonie, Prefekti i Atikës, z. Patoulis, i dhuroi Ambasadores së Republikës të Shqipërisë, znj. Hajdaraga një çmim për kontributin e saj në promovimin e kulturës dhe artit. Ambasadorja e falënderoi përzemërsisht Prefektin për çmimin dhe u shpreh se ky çmim i takon regjisorit, z. Enke Fezollari, i cili në ditët në vijim, do të prezantonte veprën “Hekuba”, si një ambasador i kulturës shqiptare, duke i uruar regjisorit shumë suksese.

Në ditën e tretë të këtij Festivali, Shqipëria u përfaqësua nga Teatri ‘‘Migjeni’’ Shkodër, me veprën “Hekuba” të Euripidit, me regji të Enke Fezollari, përkthyer në shqip nga Eleana Zhaku, ku të pranishëm ishin Ambasadorja Hajdaraga, Zëvëndës Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë, znj. Nina Guga, Udhëheqësi i Zyrës së Interesave të Kosovës në Greqi, z. Fitim Gllareva, si dhe diplomatë të Ambasadës Shqiptare. Enke Fezollari dhe grupi i tij i dhanë mundësinë publikut shqiptar dhe grek të shijonte një shfaqje multikulturore, një teleturgji ballkanike autentike, përmes këndvështrimit njerëzor dhe zakoneve, në veçanti sipas traditës së veriut të Shqipërisë.

Në rolin e Hekubës interpretoi Rita Gjeka Kacarosi. Në këtë shfaqje morën pjesë aktorja e mirënjohur Vefi Redhi, e cila jeton dhe punon në shtetin grek, si edhe aktori i madh, dhe njëkohësisht, Drejtor i Teatrit Shqiptar të Shkupit Adem Karaga. Gjithashtu, interpretuan aktorët Jozef Shiroka, Krist Lleshi, Fritz Selmani, Rajmonda Marku, Merita Smaja, Nikolin Ferketa dhe Aleksander Prenga. Në të këndoi Rezarta Smaja, e shoqëruar nga muzikanti Bledi Doci. Kostumet dhe skenografia ishin të Divni Gushta.

? Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga mori pjesë në çeljen e edicionit të parë të Festivalit NdërBallkanik të Dramës…

Posted by Albanian Embassy in Greece – Ambasada Shqiptare në Greqi on Monday, July 10, 2023

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…